Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Gjon Pali II ne Lituani Letoni e Estoni 1993 Gjon Pali II ne Lituani Letoni e Estoni 1993  (Vatican Media)

Papa në Lituani, Letoni dhe Estoni: Burke, “në Vilnius do të lutet në heshtje para monumentit të viktimave”

Gjatë udhëtimit në Lituani, Letoni dhe Estoni, nga data 22 deri më 25 shtator, të Papa do të vizitojë vendet e torturave dhe monumentin e viktimave.

R.SH. - Vatikan

Udhëtimi apostolik i Papës Françeskut në Lituani, Letoni dhe Estoni, në program nga data 22-25 shtator, është një rast edhe për t’i "nderuar" ata që "vuajtën për fe". Kështu u shpreh drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke, para gazetarëve, duke kujtuar se udhëtimi i Papës Bergoglio zhvillohet në 25 vjetorin e vizitës së Shën Gjon Palit II në vendet baltike

Më 23 shtator, në Vilnius, Papa Françesku do të bëjë një lutje në heshtje, pa fjalime as përshëndetje, para monumentit të viktimave të Ghetos, që u shkatërrua pikërisht 25 vjet më parë. Kjo, sipas  Greg Burke,  është risia kryesore e programit të udhëtimit të Papës Françeskut në Lituani, Letoni dhe Estoni, nga data 22 deri më 25 shtator.

"Pas takimit me klerin në Katedrale - njoftoi zëdhënësi i Vatikanit - Papa Françesku do të kthehet në Vilnius, për një vizitë në Muzeun e pushtimit dhe të luftës për liri, dhe do të qëndrojë në lutje para Monumentit të viktimave Ghetto-s , simbol i dominimit sovjetik dhe i torturës ". Ati Shenjtë Françesku, në veçanti, do të vizitojë dhomën ku u martirizuan shumë priftërinj dhe ipeshkvij, katolikë e Luteranë, për disa prej të cilëve është duke u zhvilluar çështja e procesit të lumnimit. Papa do të hyjë në dy qeli dhe do të ndalet në dhomën e ekzekutimeve.

Më 23 shtator është data e saktë në të cilën u shkatërrua gheto e Vilniusit, 25 vjet më parë. Dhe pikërisht 25 vjet më parë Gjon Pali II pati bërë udhëtimin e tij në vendet baltike.

19 shtator 2018, 17:00