Kërko

Papa Françesku në Estoni Papa Françesku në Estoni  

Papa Françesku mbërrini në Estoni, etapa e fundit e udhëtimit apostolik

Në orën 9.43 aeroplani papnor, nga Vilnius u ul në aeroportin ndërkombëtar të Talinit. Me këtë etapë në Estoni, Papa Françesku e përfundon sot udhëtimin e tij apostolik katër-ditor në Republikat Balltike, i cili e çoi në Lituani dhe Letoni.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku mbërrini sot është në Talin, etapa e tretë dhe e fundit e shtegtimit të tij apostolik ndërkombëtar. Pas mikpritjes zyrtare në aeroport, ceremonia e mirëseardhjes u mbajt në ora10.15 lokale në sheshin e Pallatit Presidencial. Vizita te Presidenti Estonez Kersti Kaljulaid është në program në ora 10.30 lokale; takimi me autoritetet e vendit dhe shoqërinë civile në orën 11.00, në Kopshtin e Trëndafilave të pallatit presidencial. Takimi ekumenike me të rinjtë në ora 11,50 në Kishës Luterane Kaarli, e më pas dreka me delegacionin papnor në orën 13.00 në Kuvendin e Motrave Brigjidine në Pirita. Pasdite, takimet e fundit: në ora 15.15 takimi me personat e varfër e nevojtarë që ndihmohen nga Vepra Bamirëse e Kishës në Katedralen e Shën Pjetrit e Palit; në ora 16:30 kremtimi i Meshës në Sheshin e Lirisë; në ora 18.30 ceremonia lamtumirëse në aeroport, me nisjen për në Romë në ora 18.45 dhe mbërritja në aeroportin romak të Ciampino-s në ora 20.20 

Largimi nga Vilnius

Në mëngjes, para se të largohej nga Nunciatura apostolike në Vilnius, Papa deshi për t’i dhuronte përfaqësisë papnore, një skulpturë druri të "Krishtit të mendueshëm ", realizuar nga skulptori lituanez Andriaus Kaziukonio, një vepër që i përket ikonografisë klasike e devocionit  popullor baltik. Pastaj në aeroportin e Vilniusit u mbajt ceremonia e lamtumirës nga Lituania. Papa Françesku u përshëndet nga Presidentja Dalia Grybauskaité në zonën rezervuar për ceremonialin zyrtar shtetëror, ku në një sallë patën edhe një takim të shkurt. Të pranishëm rreth 200 vullnetarë që kënduan për Papën një këngë falënderimi e përshëndetjeje. Dy prej të pranishmëve i dhanë Papës një dhuratë kujtimi të vizitës në Letoni 

Telegrame për Presidentët e Lituanisë dhe Letonisë

Duke lënë Vilnius, në aeroplan që ishte duke marrë atë në Estoni, Papa u dërgoi dy telegrame Presidentit të Lituanisë dhe Letonisë, respektivisht Dalia Grybauskaite dhe Raimond Vejonis, duke u siguruar të dy vendeve që e kanë pritur ngrohtësisht, çdo bekim prej Zotit me e paqe e gëzim.

25 shtator 2018, 08:31