Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Vatican Pope Vatican Pope  (ANSA)

Papa gjatë Engjëllit Tёnzot: Papa Françesku: "E mira të bëhet pa zhurmë"

"Tё shërohemi nga frika që na shtyn t’i mënjanojmë të sëmurët", tha Papa Françesku gjatë Engjëllit Tёnzot: mos tё jemi si «të shurdhër e memecë» përballë dhimbjes së njerëzve që vuajnë nga sëmundja, e tё mos i konsiderojmё si "problem".

R.SH. - Vatikan

ë jemi tё hapur ndaj njerëzve nevojtarëve, ndaj atyre qё vuajnë, e tё mos i mënjanojmë, duke i konsideruar si një problem, sepse kështu edhe ne kemi mundësi të marrim pjesë në mrekullinë e shërimit tё shurdhmemecit qё bёri Jezusi, tё cilën mrekulli na rrëfen Ungjilli i Markut i kësaj së diele. Kështu tha Papa Françesku para lutjes mariane të Engjëllit Tёnzot, kremtuar nё mesditë, nё Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, para qindra besimtarësh e shtegtaresh, ardhur nga vendet e ndryshme tё botes.

Jezusi dhe shërimi i shurdhmemecit, na kujton shërimin nga sëmundja dhe mënjanimi që përfshin secilin prej nesh. Ky thelbi i reflektimit që Papa Françesku u drejtoi besimtarëve të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, nё Vatikan, për lutjen e Engjëllit Tёnzot të kësaj së diele në fillim të shtatorit.

Kryeni të mirën pa zhurmë
Apostulli na njofton për një shurdhmemec, të cilin njerëzit, e çuan tek Jezusi, qё ta shëronte me vendosjen e duarve, ndërsa Krishti po udhëtonte në territoret e Lindjes së Mesme, rreth Detit të Galilesë, nё Dekapolin pagan. Dhe gjëja e parë që Jezusi na mëson, duke e ndarё nga turma e popullit e çuar njeriun anash, sy mё sy, theksoi Papa Françesku, është se "e mira duhet të bëhet pa zhurmë e pa mburrje":

Nё këtë rast, si në raste tjera, Jezusi gjithmonë vepron me takt, me respekt, me maturi. Ai nuk dëshiron t'u bëjë përshtypje njerëzve, Ai nuk është nё kërkimin e popullaritetit apo tё suksesit, por vetëm dëshiron t’u bëjë mirë njerëzve. Me këtë qëndrim, Krishti na mëson se e mira duhet të bëhet pa zhurmë dhe pa mendje tё madhe, pa mburrje, pa "buçitjen e borisë". E mira duhet bëhet në heshtje.

Jezusi, afër njeriut e nё bashkim me Atin
Këndej Papa u ndal te domethënia e gjesteve që Jezu Krishti kreu nё njeriun shurdhmemec, gjeste që tregojnë afërsinë e Tij me njerëzimin dhe bashkimin me Hyjin Atё. "I vuri gishtat e tij në veshët e shurdhmemecit dhe me pështymën e tij e preku gjuhën e tij" , pastaj "ngriti sytë drejt qiellit", derisa shqipëroi fjalën "Effatà" që do të thotë "Hapu":

Ky gjest na kujton Mishërimin e Krishtit. Biri i Zotit ka depërtuar, është inseruar, ёshtё rrënjosur në realitetin njerëzor: Ai u bë njeri, prandaj mund ta kuptojë gjendjen e dhimbshme të personit dhe ndërhyn me një gjest nё të cilin kyçet edhe njerëzimi i tij. Në të njëjtën kohë, Jezusi dëshiron të bëjë të qartë se mrekullia ndodh për shkak të bashkimit të Tij me Atin: për këtë, e lartëson vështrimin drejt qiellit, siç na rrëfen tregimi ungjillor i dielës së 23-të gjatë vitit kishtar.

I sëmuri nuk është problem por një mundësi
Mrekullia ёshtё realizuar: e shërimi ishte për shurdhmemecin, nënvizoi Papa, "një hapje ndaj të tjerëve e ndaj botës". Ja pra, këtu është zemra e tregimit ungjillor që na përfshin të gjithë ne, nevoja, përcaktoi Papa Françesku, e një "shërim të dyfishtë":

"shërimin nga vuajtjet fizike", të cilat "pavarësisht përpjekjeve tё mëdha të shkencës", "nuk janë plotësisht të mjaftueshme për realitetin tokësor"; dhe "shërimin, ndoshta më tё vështirë", nga "frika", nga frika jonë "që" na shtyn t’i mënjanojmë të sëmurët, frika e cila shpesh na nxit t’i përbuzim e t’i anashkalojmë personat me vuajtje, me aftësi tё ndryshme, të paaftët”:

Dhe ka shumë mënyra tjera për të mënjanuar, madje edhe në emër të pseudo-mëshirës ose me distancimit tonë nga problemi; kështu mbesim tё shurdhër dhe memec përball dhimbjeve tё njerëzve që vuajnë nga sëmundja, ankthi dhe vështirësia. Shpesh herë i sëmuri dhe personi qё vuan, pёr ne bëhen problem, ndërsa duhet të jenë një mundësi për t’u shpreh kujdesin tonё, shqetësimin dhe solidaritetin e një shoqërie ndaj personave qё janё më të dobët e më nevojtarë.

 

Tё bëhemi edhe protagonistë të Effatà

Tё bëhemi edhe ne, prandaj, protagonistë tё' "Effatà-s" – “Hapjes”, dhe tё marrim pjesë nё mrekullinë e hapjes që Jezusi bëri në shurdhmemecin, kjo ftesa e Papës:

Është fjala pёr t’u hapur ndaj nevojave që kanё vëllezërit tanë të vuajtur dhe nevojtar, duke iu shmangur egoizmit dhe mbylljes së zemrës. Pikërisht kjo është zemra, do tё thotë thelbi i vërtetë dhe pjesa mё e thellë e personit, që Jezusi erdhi për ta "hapur", për ta liruar, pёr t’a shëruar, për të na bёr tё aftë ta jetojmë thellësisht e plotësisht marrëdhënien tonё me Zotin dhe me të tjerët.

 

Krishti u bë njeri, në mënyrë që njeriu, qё nё brendësi u bë i shurdhër dhe memec nga mëkati, tё mund ta dëgjojë sërish zërin e Zotit, zërin e Dashurisë që i flet zemrës sё tij, dhe kështu tё mësojë edhe ai vetë të flas gjuhën e dashurisë, duke e shndërruar atë në gjeste të bujarisë dhe dhurimit tё vetvetes. Maria, përfundoi Papa Françesku mendimin e tij para lutjes së Engjëllit të Tënzot, e cila është "krejtësisht" e hapura "ndaj dashurisë së Zotit”, na ndihmoftë ta përjetojmë e ta "provojmë çdo ditë, në fe, mrekullinë e '' Effatà-s", për të jetuar në bashkim me Zotin dhe me vëllezërit "

 

Lumnimi i Alfonsa Maria Eppinger
Pastaj në fund të lutjes së Engjëllit Tёnzot, Papa Bergoglio kujtoi kremtimet dhe iniciativat dedikuar familjes, që u mbajtën në Shenjtëroren e Zojёs nё Loreto të Italisë, me rastin e festës ( të shtunën) tё Lindjes së Marisë Virgjër dhe më pas kërkoi një duartrokitje e përshëndetjeje për të Lumen e re, qё u shpall në Strasburg, Alfonsa Maria Eppinger, themeluese e Motrave të Shёlbuesit të Shenjtë, një "grua e guximshme", e quajti Papa, e cila, duke "vuajtur, heshtur dhe lutur, e dëshmoi dashurinë e Zotit sidomos për ata që ishin të sëmurë në trup dhe në shpirt

09 shtator 2018, 14:01