Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Dhimbje për viktimat Dhimbje për viktimat  (Vatican Media)

Tanzani: ngushëllimet e Papës për viktimat e mbytjes së një trageti

Në një telegram për autoritetet civile dhe kishtare, Ati i Shenjtë nënvizon “solidaritetin e tij të ndjerë me ata, që vajtojnë humbjen e të dashurve dhe kanë frikë për jetën e atyre, që akoma nuk janë gjetur”.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku shpreh ngushëllimet e tij për viktimat e mbytjes së një trageti në liqenin Viktoria të Tanzanisë, pranë ishullit Ukara. Në një telegram për  autoritetet civile dhe kishtare, Ati i Shenjtë nënvizon “solidaritetin e tij të ndjerë me ata, që vajtojnë humbjen e të dashurve dhe kanë frikë për jetën e atyre, që akoma nuk janë gjetur”. I lutet Zotit për bekime hyjnore, që t’u japin “forcë e ngushëllim të gjithë njerëzve të prekur” nga ngjarja. Së fundi, inkurajon autoritetet civile dhe personelin e emergjencës, që të vazhdojnë “përpjekjet për shpëtimin” e jetëve njerëzore.

Trageti u përmbys dje nga mbipesha

         Trageti u përmbys dje, për shkak të mbipeshës së njerëzve dhe të mallrave, që shkonin në një treg, i cili mbahet një herë në javë. Së paku 136 vetë u mbytën në këtë aksident, por bilanci nuk është akoma përfundimtar. Në traget udhëtonin më se 300 vetë. 37, udhëtarët e shpëtuar deri tani.

21 shtator 2018, 15:25