Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Palermo pret Papën Françesku Palermo pret Papën Françesku 

Papa në Palermo: mirëseardhja e bashkësisë islamike siciliane

“Në emër të myslimanëve të Sicilisë i uroj sinqerisht mirëseardhjen Papës Françesku në këtë tokë”. Kështu pohon kreu i Bashkësisë Islamike të vendit, Abdelhafid Kheit, hoxhë i Katanies, në prag të vizitës së nesërme të Papës në ishullin italian.

R.SH. - Vatikan

“Nga ana jonë, ndjejmë afërsi të madhe dhe vlerësim maksimal për një njeri të paqes, për një figurë, që jep siguri të madhe në çastin kaq delikat, që po përjetohet edhe këtu në Sicili, me mbërritjen e vëllezërve tanë”, deklaron hoxha për agjencinë italiane të lajmeve Adnkronos.

         “Nga ana tjetër e Mesdheut – shton ai, duke pasur parasysh përkrahjen e Atit të Shenjtë për një emigracion të kontrolluar -  qindra mijëra gra, burra e fëmijë, janë gati të vënë në rrezik jetën, për të ikur nga lufta, persekutimi e varfëria”.

14 shtator 2018, 11:54