Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Consiglio dei Cardinali C9 Foto d'archivio del  2017 Consiglio dei Cardinali C9 Foto d'archivio del 2017 

Papa: në shkurt 2019 takimi mbi abuzimet me presidentët e Konferencave Ipeshkëvnore të botës

Papa Françesku, nga 21 deri më 24 shkurt 2019, ka thirrur një takim me presidentët e Konferencave Ipeshkëvnore të mbarë botës për të diskutuar mbi abuzimet.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku, pasi ka dëgjuar Këshillin e Kardinajve, ka thirrur një mbledhje me kryetarët e Konferencave Ipeshkëvnore të mbarë botës, për të diskutuar mbi parandalimin e abuzimeve të fëmijëve dhe të të rriturve në vështirësi”. Kështu njofton Drejtoresha e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Paloma Garcia Ovejero, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Kardinajve, që u hap të hënën dhe përfundoi sot në mëngjes, me pjesëmarrjen e Papës Françesku.

Ati i Shenjtë Bergoglio ka marrë pjesë në punimet e mbledhjes së 9Kardinajve, duke munguar vetëm të hënën në mëngjes, për shkak të audiencës me ipeshkvijtë e Venezuelës, me rastin e vizitës së tyre "ad limina", dhe sot paradite, për audiencën e përgjithshme me besimtarët. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Kardinajve kanë qenë të pranishëm në takimet e punës, me përjashtim të kard. George Pell, kard. Francisco Javier Errázuriz dhe kard. Laurent Monsengwo Pasinya. "Gjatë mbledhjes XXVI, Këshilli Kardinajve reflektoi gjerësisht, së bashku me Atin e Shenjtë Bergoglio, mbi çështjen e abuzimeve, si mbi argumentet tjera që u përmenden në deklaratën e fundit të zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, të hënën më 10 shtator ".

Duke vazhduar punimet rreth reformës së Kuries Romake, Këshilli 9Kardinajve "e përfundoi ri-leximin e teksteve të përgatitura për këtë çështje" dhe "më vëmendje shqyrtoi aspektin e kujdesit baritor ndaj personave që punojnë në këtë fushë." Takimet e të hënës dhe të martës u mbajtën paradite prej orës 9 deri në orën 12.30 dhe pasdite prej orës 4.30 deri në orën 19. Sesioni përfundoi sot paradite në orën 10.30.

"Pjesa më e madhe e punës së Këshillit të 9Kardinajve iu kushtua rishikimit dhe sistemimit përfundimtar të draftit të Kushtetutës së re Apostolike të Kuries romake, me titullin e përkohshëm që është “Praedicate Evangelium", tha zëvendës-drejtoresha e zyrës së shtypit të Vatikanit: "Këshilli i Kardinajve ia dorëzoi Papës tekstin e përkohshëm i cili, megjithatë, ka nevojë për një rishikim stilistik dhe për një rilexim kanonistik. Siç u tha të hënën e kaluar, gjatë sesionit të parë të kësaj mbledhje XXVI, Këshilli i Kardinajve i kërkoi Papës një reflektim edhe mbi punën, strukturën e përbërjen e Këshillit, duke marrë parasysh moshën e avancuar të disa anëtarëve".

Të gjithë anëtarët e C9 (Këshillit të 9 Kardinajve), shprehën, gjithashtu, "kënaqësinë për suksesin e Takimit IX Botëror të Familjeve që u mbajt në Dublin", duke përgëzuar organizatorët e  kësaj ngjarje kishtare si kard. Kevin J. Farrell dhe Dikasterin e Vatikanit për Laikët, Familjen dhe Jetën, së bashku me Kryeipeshkvin e Dublinit, imzot Diarmuid Martin.

Pastaj, kard. Sean Patrick O'Malley i azhurnoi të pranishmit me punën e Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve. Së fundit, kardinajtë i shprehën edhe një herë Papës Françeskut "solidaritetin e plotë" për atë që ndodhi javëve të fundit

12 shtator 2018, 13:47