Kërko

00309_07092018.jpg

Në Meshë me Papën imzot Rrok Gjonlleshaj e dom Anton Kçira

Imzot Rrok Gjonlleshaj, së bashku me dom Anton Kçirën, me rastin e 52-vjetorit të meshtarisë, dhe me besimtarin e devotshëm Rrok Junçaj, në Meshë me Papën. Në përfundim të kremtimit Eukaristik, Papa Françesku i përshëndeti dhe bekoi.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku kremtoi, sot në mëngjes si zakonisht, Meshën Shenjte në kapelën e Shën Martës, në Vatikan, po kësaj radhe pa mbajtur homelinë e rastit, e si zakonisht me një pjesëmarrje kryeipeshkvijsh, ipeshkvijsh, meshtarësh, rregulltarësh e besimtarët të ardhur nga vendet e ndryshme.

Ndër pjesëmarrësit e Meshës kremtuar nga Papa, sot ishte kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, i cili shoqërohej edhe nga meshtari shqiptar dom Anton Kçira, me rastin e 52-vjetorit të meshtarisë dhe besimtari i devotshëm Rrok Junçaj. Në përfundim të kremtimit Eukaristik, Papa Françesku i përshëndeti personalisht dhe u dha bekimin e tij apostolik.

Në studio të Vatikan News – Radio Vatikanit, t’i dëgjojmë dëshmitë e tyre në mikrofonin e dom David Gjugjës:

Së pari, ta dëgjojmë dëshminë e imzot Rrok Gjonlleshajt...

Dëshmia e imzot Rrok Gjonlleshajt...

Dom Anton Kçira flet për takimin me Papën Françesku...

Dom Anton Kçira flet për takimin me Papën Françesku

Zoti Rrok Junçaj rrëfen emocionet që përjetoi gjatë takimit me Papën Françesku.......

Rrok Junçaj rrëfen emocionet që përjetoi gjatë takimit me Papën Françesku
07 shtator 2018, 13:21