Kërko

Papa Francesco - Viaggio Apostolico in Irlanda - IX Incontro Mondiale delle Famiglie a Dublino 2018.08.25 Papa Francesco - Viaggio Apostolico in Irlanda - IX Incontro Mondiale delle Famiglie a Dublino 2018.08.25  

Irlanda pret Françeskun, shtegtim përtëritës

Papa Françesku u nis sot paradite drej Irlandës, për të arritur në orën 10. 27 me orën vendase, në aeroportin ndërkombëtar të Dublinit. Për ta pritur, përveç besimtarëve irlandezë, kishin dalë mijëra familje, ardhur nga të pesë kontinentet për Takimin Botëror, që u kushtohet.

R. SH. - Vatikan

Irlanda, që gjen Papa Françesku këto orë, ndryshon shumë nga ajo, që pati takuar Shën Gjon Pali II 40 vjet më parë. E shekullarizuar, e zhytur në kotradiktat e modernizimit, që arriti thuajse papritur e pa kujtuar në këto troje, Irlanda është ende e plagosur thellë nga shkandulli i shpërdorimeve seksuale nga ana e anëtarëve të klerit. Prej këndej, pritja e madhe e irlandezëve për fjalët që mund të thotë Papa lidhur me këtë temë kaq delikate e të dhimbshme, që doli në plan të parë edhe si pasojë e botimit të Raportit mbi shpërdorimet në Pennsylvania e që këtu u bëri përshtypje të thellë të gjithëve. Për shumëkënd, prania e Papës në Irlandë, në këtë çast posaçërisht historik, është rast për të përtërirë jo vetëm Kishën, por edhe mbarë shoqërinë.

Papa dhe familjet, gëzimi i Ungjillit

Vizita e Papës, pra, ndërthuret në mënyrë të pashmangshme me këtë realitet të trishtë,  por gjithsesi, gjithçka synon të kremtojë bukurinë e familjes në planin e Zotit për njerëzimin. E duhet kujtuar se vizita i kushtohet Takimit Botëror të Familjeve që, në këto ditë, në kryeqytetin irlandez,  pa dyndjen e 15 mijë njerëzve nga 116 vende, të bashkuar nga gëzimi i Ungjillit dhe fryma e Amoris laetia,  e cila nuk e lë mënjanë asnjë familje, kujdeset për të gjitha e, në mënyrë të posaçme, për ato që vuajnë.  E pikërisht pjesëtarët e dy familjeve - njëra familje refugjatësh, tjera irlandeze, që strehon refugjatë - do ta takojnë Papën, së bashku me presidentin Higgins, në ceremoninë e mirëseardhjes.

25 gusht 2018, 12:47