Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.08.18 tweet Papa 2018.08.18 tweet Papa 

Papa në Twitter: "Dashuria i kapërcen vështirësitë"

Papa Françesku ia kushton tweet-in e sotёm dashurisë duke pohuar se "Dashuria i kapërcen vështirësitë; dashuria na ndihmon të ecim përpara".

R.SH. - Vatikan

Papa Bergoglio, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Twitter, ka përhapur një mesazh mbi dashurinë, qё "na bën të ecim përpara".

Pra Ati i Shenjtë Françesku sot deshi t'ia kushtonte tweet-in e tij dashurisë duke shkruar se "Dashuria i kapërcen vështirësitë; dashuria na ndihmon të ecim përpara".

Dashuria është e jetёs

Zoti na paraprin gjithnjë në dashuri. Kjo qe një nga frazat e homelisë së meshës së Papës Françesku, kremtuar mё 8 janar 2015.   Gjatё homelisё sё Meshёs sё kremtuar mё 11 nёntor 2016, Ati i Shenjtë Bergoglio nënvizoi se “dashuria e krishterë shprehet me vepra konkrete e jo me fjalë… E vetmja mënyrë për të dashur ashtu si na deshi Jezusi, është të dalësh vazhdimisht nga egoizmi yt e të nisesh t’u shërbesh të tjerëve. Është kjo, sepse dashuria e krishterë është dashuri konkrete, ngaqë konkrete është edhe prania e Hyjit Atë në Jezu Krishtin!".

18 gusht 2018, 19:41