Versioni Beta

Cerca

Vatican News

Festa e Familjeve në Croke Park në Dublin. Papa, familjet shpresa e Kishës dhe e botës!

Festa e Familjeve në Croke Park në Dublin tregoi para Papën dhe botës bukurinë e gëzimin qё vjen tё qenurit së bashku tё bashkuar me Ungjillin. Një ngjarje që do të mbetet gjatë në zemrat e irlandezëve dhe tё banorёve tё Dublinit në veçanti.

R. SH. - Vatikan

"Ju, familjet, jeni shpresa e Kishës dhe e botës!" Kёshtu tha mes tjerash Papa Françesku gjatё vigjiljes me familjet e botёs, në stadiumin Croke Park të Dublinit: "I inkurajoj prindërit t’i pagёzojnё fëmijët sa më shpejt që të jetë e mundur"

Qe një festë e madhe e familjes, me këngë, lutje dhe dëshmi. Zemra e takimit ndërkombëtar të familjeve nga mbarё bota, vigjilja qё u mbajt në stadiumin Croke Park në Dublin, ishte takimi i Papёs me familjet, me fëmijët, tё rinjtë e prindërit. Gjatё kёtij takimi Papa Françesku propozoi edhe njё herё pjesёt kryesore të nxitjes sё tij apostolike "Amoris laetitia" dhe të magjisterit - mёsimit - tё Kishёs mbi martesën. Papa Bergoglio u tha familjeve: "Ju jeni shpresa e Kishës dhe e botës!", duke treguar kёshtu rolin kyç të familjes për shoqërinë bashkёkohore.

Mbrёmё në stadiumin Croke Park në Dublin, Festa e Familjeve tregoi para Papën e para botës bukurinë dhe gëzimin qё vjen tё qenurit së bashku tё bashkuar me Ungjillin. Një ngjarje që do të mbetet gjatë në zemrat e irlandezëve dhe tё banorёve tё Dublinit në veçanti.

Ati i Shenjtё Bergoglio i ftoi prindërit të mos presin për t’i pagëzuar fëmijët e tyre, por ta bëjnë këtë "sa më shpejt që të jetë e mundur". Pastaj ri-propozoi bukurinë e lidhjeve afatgjata martesore,  vlerёn e pacenueshme tё Sakramentit tё Martesёs, duke iu referuar sugjerimeve e këshillave që u ka dhënë në disa raste bashkëshortëve si: dëgjimi i ndërsjelltë, mirëkuptimi, falja, lutja.

Papa Françesku, pasi i dëgjoi dëshmitë e disa çifteve nga vendet e ndryshme tё botёs, me histori tejet të ndryshme, kujtoi që edhe vetë Kisha është «një familje në Krishtin», familje tejet e madhe, ajo e fëmijëve të pagëzimit, në të cilën «gëzojmë me ata që janë në gëzim dhe qajmë me ata që janë në dhimbje ose me ata qё ndjehen të zhgënjyer e tё goditur rënd nga jeta. Një familje në të cilën nuk mungon kujdesi pёr secilin, sepse Zoti Ati ynë na ka bërë të gjithëve fëmijë tё tij në pagëzim».

Takimi me familjet e botёs qe një rast për Papёn Françeskun për "t’i inkurajuar prindërit që t’i pagëzojnё fëmijët e tyre sa më parё që të jetë e mundur, në mënyrë që ata të bëhen pjesë e familjes së madhe të Zotit". «E ka edhe një gjë tjetër – shtoi Papa duke folur jashtë tekstit zyrtar -: nëse fëmija pagëzohet i vogёl, Shpirti Shenjt hyn në zemrën e tij. Le të bëjmë një krahasim: një fëmijë pa pagëzim, prindërit e të cilit thonë: "kur tё rritet e bёhet i madh" mund tё pagёzohet dhe, një fëmijë me Shpirtin Shenjt në zemёr tё tij, ky është më i fortë. Sepse e ka forcën e Zotit brenda".  

Papa e propozon familjen si vend ku duhet tё jetohet shenjtëria e përditshme, ajo e "shenjtorëve të portёs sё pranё nesh, portёs sё fqinjve", "të gjithë atyre njerëzve të zakonshëm që e pasqyrojnë praninë e Zotit në jetën dhe në historinë e botës". Një shenjtëri kjo "e pranishme nё heshtje në zemrat e të gjitha familjeve që ofrojnë dashuri, falje dhe mëshirë kur shohin se ka nevojë për ta dhe atë e bëjnë në heshtje, pa u ra borive".

Papa Françesku, siç bëri në dokumentin "Amoris laetitia" foli për bukurinë e martesës dhe të fekonditetit të saj, qё është një dhuratë për t'u kërkuar dhe marrë. Pikërisht falja, mëshira e marrë dhe e dhënë, përfaqëson një gurthemel për jetën familjare. Falja është një "dhuratë e veçantë e Zotit që na i shëron plagët tona dhe na afron me të tjerët dhe tek Ai.

Gjestet e vogla dhe të thjeshta të faljes e mirëkuptimit, të ripërtërira çdo ditë, janë themeli mbi të cilin ndërtohet një jetë e krishterë solide. Kёto gjeste na detyrojnë të tejkalojmё krenarinë, shkëputjen nga sikleti dhe tё pajtohemi njёri me tjetrin". Bergoglio përsëriti edhe një herë tri fjalët e nevojshme, "mё fal", "tё lutem" dhe "faleminderit".

26 gusht 2018, 10:14