Kërko

Papa Francesco e anziani - nonni Papa Francesco e anziani - nonni 

Tweet i Papës për festën e shën Joakimit e të shën Anës

Papa: “Gjyshërit janë thesar në familje. Ju lutem, të kujdeseni për gjyshërit, t’i doni e bëni që ata të flasin me fëmijët”!

R.SH. - Vatikan

Në festën e Shën Joakimit e të Shën Anës, prindërit e Virgjërës Mari, Papa Françesku, duke pasur parasysh rolin dhe shembullin e tyre si familje, shkruan në një tweet: “Gjyshërit janë një thesar në familje. Ju lutem, të kujdeseni për gjyshërit, t’i doni dhe bëni që ata të flasin me fëmijët”!

Në festën e vitit të kaluar, Papa Françesku, duke pasur parasysh rolin e Shën Joakimit dhe të Shën Anës, në edukimin e Virgjërës Mari Zojës, pat shkruar në një tweet: “Sa të rëndësishëm janë gjyshërit në jetën e familjes për të komunikuar trashëgiminë e humanitetit e të fesë, thelbësore për çdo shoqëri! 

26 korrik 2018, 12:50