Versioni Beta

Cerca

Vatican News

Takimi i Barit. Notat e Lindjes, që këndojnë shpirtin

Në atmosferën e Takimit ekumenik të Papës, tri këngë të traditës së krishterë lindore, në program, në Bari, bëhen tri video të Vatican Media. Rrëfejnë dashurinë për Shpirtin Shenjt, devocionin marian e dëshirën për paqe në Lindjen e Mesme. Po i propozojmë në prag të ngjarjes së Barit

R. SH. - Vatikan

Harmoni të traditës aramajke, melkite e kaldease. Intonime që, duket sikur e shprehin gjuhën e shpirtit me fjalë, lutje, melodi. Prej javësh disa studentë me kombësi siriane e irakiane të Institutit Papnor të Muzikës Kishtare po e përkryejnë ekzekutimin e himneve, që do ta shoqërojnë lutjen e Papës me Patrikët lindorë. Një ditë “reflektimi”, siç e kujtoi Françesku në Engjëllin e Tënzot të së dielës së kaluar, me temën e paqes në Lindjen e Mesme.

Këngë e figura, për ta ndihmuar lutjen

Këngët e kësaj tradite do të radhiten në një program më të pasur këngësh të korit me rreth 200 koristë, të përgatitur me këtë rast nga kryedioqeza e Barit,  e drejtuar nga Maurizio Lieggi. Përveç këngëve tradicionale vendase, si ato që frymëzohen nga Shën N’kolli, por edhe nga dëshira për paqe në Lindjen e Mesme, tema kryesore e ngjarjes ekumenike - do të lartohen drejt qiellit melodi me thellësi të madhe shpirtërore. Posaçërisht Kongregata për Kishat Lindore, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore Italiane, zgjodhi tre himne kushtuar paqes, Zojës së Bekuar dhe Shpirtit Shenjt, si bazë për videot e realizuara nga Vatican Media, menduar për të fuqizuar intensitetin e këngës, me skena, që flasin për Kalvarin  e të krishterëve të Sirisë - falë edhe mbështetjes së Ndihmë për Kishën që Vuan – ose me sekuenca të Papës në lutje.

Shikoje videon! Të falem Mbretëreshë Maria!”

Malet sjellin paqen

“Na e jep, o Zot, hirin, që të pushojnë luftërat në tokën mbarë” - lutet me tinguj liturgjia kaldease, përmes himnit titulluar “Premto që Malet t’i sjellin paqen popullit tënd”. Himni, luajtur nga motra Narjis Henti, i këndon dëshirës për unitetin e “Bijve të Kishës”, nevojës për t’i parë duke arritur tek froni i Zotit lutjet e atyre, që kërkojnë mëshirë.

Gjithnjë në interpretimin e motër Narjis, kënga “Të falem Mbretëreshë, Mari”. Eshtë një lutje tronditëse në gjuhën aramajke kushtuar “Bijës së zgjedhur nga Krijuesi”, para së cilës gjunjëzohen profetët.

Kënga e tretë është himn i shkurtër e i fuqishënm i Mbrëmësoreve të Rrëshajëve nga tradita melkite, kënduar me dy zëra nga atë Hanna Kanaan dhe atë Wasim El Murr. Një psalmodi hijerëndë e solemne, kushtuar “Mbretit Ngushëllues”, që përfundon me një kërkesë - e edhe një shpresë: “Shpëtoji, o Ti, i Miri, shpirtrat tonë”! 

shiko videon "Shikoje videon “Mbret Qiellor Ngushëllues!”.
04 korrik 2018, 17:48