Të enjten, Koncistori për krijimin e nëntë kardinajve
Njoftim lidhur me Kapelën papnore të Koncistorit të Zakonshëm Publik për krijimin e nëntë kardinajve të rinj. Në Festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal, Mesha e Papës për dorëzimin e Paliove shenjte.
R. SH. - Vatikan
Mjeshtri i ceremonive liturgjike papnore, imzot Guido Marini, njofton se të enjten, më 28 qershor, në orën 16.00, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku do të mbajë Koncistorin e Zakonshëm Publik për krijimin e nëntë kardinajve, të cilëve do t’u dorëzojë kësulën, unazën dhe Titullin ose Diakoninë.
Vizitat e mirësjelljes kardinajve të rinj mund t’u bëhen të enjten, më 28 qershor, në orën 18.00 deri 20.00.
Veç kësaj, të premten, më 29 qershor 2018, në orën 9.30, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa do të bekojë Paliot e shenjta, që do t’u dorëzohen, më pas, kryeipeshkvijve metropolitë. Në vijim, Mesha Shenjte e Solemnitetit të Apostujve Pjetër e Pal.
23 qershor 2018, 16:50