Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Papa: patriarca Bartolomeo sarà a Bari a incontro pace in Medio Oriente Papa: patriarca Bartolomeo sarà a Bari a incontro pace in Medio Oriente  (ANSA)

Papa pret delegacionin nga Kostandinopoja

Papa falënderon Patrikun Bartolomeun për pjesëmarrjen, më 7 korrik në Bari, nё lutjen e bashkësive të krishtera pёr paqen nё Lindje të Mesme. Përkujtimi i Apostujve na kujton rrënjët dhe misionin e përbashkët në shërbim të Ungjillit, përherë në mbrojtje të dinjitetit të familjes njerëzore, që ecën udhës së Zotit.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku, sot, natën e Solemnitetit të Shenjtorëve Pjetër e Pal, sipas traditës, priti në Vatikan një delegacion të Patriarkanës ekumenike të Kostandinopojës, dërguar nga Bartolomeu I për Festën e Shenjtorëve Pajtorë të Romës. 

Papa Françesku falënderoi Patrikun Bartolomeun për “pranimin e menjëhershëm tё ftesës” për t'u takuar më 7 korrik në Bari - "së bashku me Kryetarët e kishave dhe tё bashkësive të krishtera të Lindjes së Mesme, për t'u lutur dhe për të reflektuar mbi situatën tragjike që po mundon shumë vëllezër e motra në rajon ". Kёshtu u shpreh Ati i Shenjtё Bergoglio në audiencё me një delegacioni të Patriarkanës ekumenike, sot paradite nё Vatikan.

Sipas traditës, në pragun e Solemnitetit të Shën Pjetrit dhe Palit Apotuj, Papa u takua sot nё Vatikan me delegatët e Sinodit të Shenjtë të Kishës ortodokse greke, të kryesuar sivjet nga Kryepiskopi Job i Telmessos, qё i solli Papёs mesazhin e Patriarkut tё Konstandinopojës.

Në fjalimin e tij Papa Françesku nёnvizoi "bashkimin në rritje që lidh dy realitete kishtare që i referohen Romës dhe në Fanarit, duke uruar edhe pёr shumëzimin e “ rasteve tjera ku katolikët dhe ortodoksët, në të gjitha nivelet, mund të punojnë së bashku, tё lutёn së bashku, ta kumtojnë sё bashku Ungjillin e vetëm e tё njëjtë të Jezu Krishtit, të cilin e kemi marrë nga predikimit apostolik, pёr ta përjetuar pёrherё e shumë në këtë udhë të përbashkët që, me hirin e Zotit, qё tani na bashkon".

Sipas Papёs Françesku, “t’i përkujtosh Apostujt, mësimet e tyre dhe dëshminë e tyre do të thotë t’i kujtosh rrënjët e përbashkëta, mbi të cilat janë ndërtuar Kishat tona motra, por edhe të përforcosh ndërgjegjësimin e misionit të përbashkët në shërbim të Ungjillit, për të formuar një njerëzimin e ri, që anon ndaj Hyjit”.

Papa Françesku se ёshtё i vetëdijshëm se si “nё shumë shoqëri, e edhe nё ato qё tradicionalish quhen të krishtera, “krahas shembujve të ndritur të besnikërisë ndaj Zotit Jezu Krisht, sot vërejmë disa fenomene shqetësuese, që e zbehin gradualisht besimin e krishterë, i cili nuk ndikon më në zgjedhjet e individëve dhe në vendimet publike”.

Në realitetin shoqëror sot vërejmë - tha Papa - ”përbuzjen e dinjitetit njerëzor, idhujtarinë e parave, përhapjen e dhunës, absolutizimin e teknologjisë, shfrytëzimin e pamatur të burimeve natyrore etj, e si të krishterë kemi për detyrë të reagojmë së bashku për t’i ripërtërirë vlerat njerëzore e shpirtërore.

Papa Françesku kujtoi  edhe impenjimin e dy Kishave motra në kultivimin e vlerave si drejtësia, paqja, vëllazërimi, dashuria ndaj Zotit e ndaj njeriut dhe respekti ndaj krijimit, që vërtetë mund ta shndërrojnë shoqërinë njerëzore”.

“Është ngushëlluese për mua – theksoi më tej Papa - të konstatoj se kjo konvergjencë e vizioneve, me vëllain tim të dashur Bartolomeun, mishërohet në një punë konkrete të përbashkët. Edhe gjatë këtyre muajve të fundit, Patriarkana Ekumenike dhe Kisha Katolike kanë bashkëpunuar në nisma konkrete për çështje shumë të rëndësishme, siç janë lufta kundër formave moderne të skllavërisë, mbrojtja e krijimit, kërkimi i paqes” . 

28 qershor 2018, 09:58