Kërko

 Papa Françesku në Lampedusa Papa Françesku në Lampedusa 

Papa Françesku, mjeshtrave të punës: “mos i braktisni në mëshirën e dallgëve, ata që lënë tokën e tyre, të uritur për bukë e drejtësi.

U pritën në Sallën Pali VI, Mjeshtrat italianë të Punës: e drejta për shpresë është e drejta e parë njerëzore. Pa punë, nuk mund të kontribuohet për të mirën e përbashkët. Thirrja e Papës për të mos i lënë vetëm emigrantët.

R. SH. - Vatikan

“Parësore, çështja morale”. Jo “mashtrime e gënjeshtra, që e helmatisin tregun”.

Pastaj “puna, në qendër”: “shumë njerëz përjashtohen nga progresi ekonomik, shkelen nën thundrën e përdhunës, të luftërave, të zvetënimit e të mënjanimit”.

Mos harroni se “e drejta për të shpresuar, sot nuk ekziston për shumë njerëz.  Shoqëria, që nuk bazohet mbi punën, është e dënuar nga atrofia e pabarazitë.

Prandaj, “puna është në qendër të vëmendjes. Mos i shikoni me mosbesim, as mos i braktisni në mëshirën e dallgëve, ata që e lënë tokën e tyre, të uritur për bukë e drejtësi”. Ky është një nga imperativat, me të cilat Papa e përfundoi fjalimin  e tij, drejtuar Mjeshtrave të Punës, të cilët i priti sot në audiencë, në Sallën Pali VI. 600 pjesëmarrësve, Françesku u besoi, si udhëheqëse, lumnitë e Jezusit, sipas Ungjillit të Mateut. Këto fjalë na nxisin ta shikojmë gjithnjë me dashuri vetë Jezusin, që i mishëroi në vetvete - u tha Papa. “Na tregojnë se shenjtëria nuk ka të bëjë vetëm me shpirtin, por edhe me këmbët, për të shkuar drejt vëllezërve, e edhe me duart, për të ndarë me ta të mira e të vështira. Na mësojnë ne e botës sonë të mos i shikojmë me mosbesim, të mos kërkojmë gjëra të tepërta vetëm për vete, por të përpiqemi për promovimin e të gjithëve e të përkulemi me mëshirë mbi njerëzit e ligshtë. Nuk është thjesht iluzion mendimi se, nga sofra e pasur e disave, mund të reshet menjëherë mirëqenia për të gjithë - nënvizoi Papa - që e përfundoi fjalimin, duke pohuar lirisht: “Kjo është e vërtetë!”.

15 qershor 2018, 15:00