Versioni Beta

Cerca

Vatican News
2018.06.29 Messa Santi Pietro e Paolo CPF 2018.06.29 Messa Santi Pietro e Paolo CPF  (Vatican Media)

Papa në Festën e Shën Pjetrit e Palit: “lumnia e Kryqi shkojnë krah për krah”

Në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku e nisi Meshën solemne me bekimin e Paliove për Kryeipeshkvijtë Metropolitë, në Solemnitetin e Shenjtorëve Pjetër e Pal, Apostuj.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku e nisi Meshën e solemnitetit të Kryeapostujve, Shën Pjetrit e  Shën Palit, me bekimin e Paliove. Gjatë homelisë, nënvizoi me forcë se dashuria e Zotit kërkon të arrijë tek të gjithë, edhe me çmimin  e vënies në lojë të emrit të mirë e të flijimit të jetës.

“Pjesëmarrja në vajimin e Krishtit, do të thotë pjesëmarrje në lavdinë e Tij, që është Kryqi - shpjegoi Françesku në homelinë e kremtimit eukaristik, kryesuar në tremen e Bazilikës së Shën Pjetrit, në solemnitetin e Shenjtorëve Apostuj Pjetër e Pal.

“Lavdia dhe Kryqi, në Jezu Krishtin, shkojnë së bashku e nuk mund të ndahen, sepse kur braktiset kryqi, edhe në hyfshim në shkëlqimin verbues të lavdisë, gënjehemi keqas. Kjo nuk është lavdia e Zotit, por loja e kundërshtarit. Tepër shpesh - kujtoi Françesku - tundohemi të jemi të krishterë, që mundohen të rrinë larg  plagëve të Zotit. Po i krishteri nuk mund të rrijë larg mjerimit njerëzor. Jezusi e prek këtë mjerim, e na fton edhe ne të gjithëve të rrimë me Të e ta prekim me dorë korpin e munduar të të tjerëve, për t’ua lehtësuar dhimbjet, për t’ua mjekuar plagët”.  

29 qershor 2018, 10:52