Versioni Beta

Cerca

Vatican News

Papa Françesku u kthye në Romë nga shtegtimi ekumenik nё Gjeneva

Gjatё largimit nga Zvicra, Papa i dërgoi Presidentit të Konfederatës një telegram përshëndetjeje në të cilin shpreh "mirënjohjen e thellë" për "mikpritjen e ngrohtë", duke siguruar lutjet e tij dhe duke kёrkuar prej Zotit pёr mbarё kombin bekimin hyjnor.

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku u kthye në Romë, nё përfundim tё një dite shtegtimi ekumenik të ngarkuar në Gjenevë me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Këshillit Botëror të Kishave. Posa mbërriti nё Romё, para se të kthehej nё Vatikani, Ati i Shenjt Bergoglio u ndal në bazilikën e Shёn Marisё sё Madhe pёr tё falënderuar Zotin pёr shtegtimin e tij ekumenik.

Aeroplani Alitalia me tё cilin udhëtonte Papa Françesku e la aeroportin e Gjenevës në ora 19.55 në përfundim të një dite të gjatë kushtuar ekumenizmit, pёr tё arritur në Romë në ora 21.10.

Në aeroportin Geneva International u zhvillua ceremonia e lamtumirës, ​​nё praninë e Presidentit tё Konfederatës së Zvicrës, Alain Berset, tё Këshilltarit Federal, Doris Leuthard, dhe ambasadorit zviceran pranё Selisё sё Shenjtë, Pierre-Yves Fux.

Gjatё largimit nga Zvicra, Papa i dërgoi Presidentit të Konfederatës një telegram përshëndetje në të cilin shprehu "mirënjohjen e thellë" për "mikpritjen e ngrohtë", duke siguruar lutjet e tij dhe duke kёrkuar prej Zotit pёr mbarё kombin bekimin e Hyjit.

Para se të kthehej nё Vatikan Papa Françesku - siç është bërë zakon pas çdo udhëtimi apostolik - shkoi në bazilikën e Shёn Marisё sё Madhe për t'u lutur para ikonës së Zojёs sё Bekuar ‘Salus populi Romani’. Një gjest që Papa pati bërë edhe dje, në vigjiljen eudhëtimit Ekumenik nё Gjenevё.

21 qershor 2018, 22:59