Cerca

Vatican News
 Papa pret në audiencë Patrikun Bartolomeu Papa pret në audiencë Patrikun Bartolomeu 

Papa Françesku – Cec: “Kishat, si të ishin një gjë e vetme”

“Bota shikon tek Papa figurën vendimtare të krishterimit botëror, së bashku me Patrikun ekumenik Bartolomeu”. Ky, mendimi i pastorit ungjillor, Martin Robra, në Civiltà Cattolica.

R. SH. - Vatikan

“Bota shikon tek Papa figurën vendimtare të krishterimit botëror, së bashku me Patrikun ekumenik Bartolomeu dhe me pak krerë të tjerë kishtarë. Do të ishte hap i madh përpara, po të bëhej e qartë se “Papa nuk flet vetëm në interes të Kishës katolike të Romës, por i paraprin një Kishe të shenjtë, apostolike e katolike, një gjë e vetme me ato, që deri tani ishin të ndara”. Këtë mendim e shpreh pastori ungjillor, Martin Robra, përgjegjës për marrëdhëniet ndërmjet Këshillit Ekumenik të Kishave (Cec) dhe Kishës katolike, në një intervistë, botuar nga Civiltà Cattolica (Qytetërimi Katolik), në prag të takimit të Papës me Cec, më 21 qershorin e ardhshëm, në Gjenevë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të drejtorit të revistës së jezuitëve, atë Antonio Spadaro, pasi flet për natyrën dhe misionin e Këshillit, pastori Robra deklaron: “Të çudit vëmendja e madhe, që i kushton Papa Cec, në programin e vizitës së tij në Gjenevë. Fakt shumë i ndryshëm, në krahasim me dy vizitat e Papëve Pali VI dhe Gjon Pali II”.

Pastori nënvizon edhe se bashkëpunimi me dikasteret vatikanase sot është përmirësuar shumë e se Evangelii gaudium, Amoris Laetitia dhe Laudato si’ u studiuan nga grupi operativ i Cec, sepse janë dokumente “me rrënjë të thella në doktrinën e Kishës katolike, por edhe në përkim me punën e Cec, në shërbim të bashkimit, për të cilën janë bërë pika referimi të herëpashershme”.

Së fundi Robra e bën të vetën shpresën e Papës: “Kam shumë shpresë në marrëdhëniet ndërmjet Kishave, si të ishin një gjë e vetme”- pohon.

Intervista do të botohet në Quaderno 4031, që do të dalë të shtunën, më 2 qershor e, për rëndësinë e saj, njëkohësisht edhe faqen zyrtare të internetit të Këshillit Ekumenik të Kishave, në anglisht, gjermanisht e italisht!

 

01 qershor 2018, 16:02