Versioni Beta

Cerca

Vatican News
 Kardinajtë e rinj vizitojnë Benediktin XVI Kardinajtë e rinj vizitojnë Benediktin XVI  (Vatican Media)

Papa dhe kardinajtë e rinj vizitojnë Benediktin XVI

Pas Koncistorit, Papa Françesku dhe kardinajtë e rinj shkuan në manastirin “Nëna e Kishës”, për t’u takuar me Benediktin XVI

R. SH. - Vatikan

Në përfundim të kremtimit të Koncistorit, Papa Françesku dhe kardinajtë e rinj, u nisën, me dy pulminë, në manastirin “Nëna e Kishës”, në Vatikan, për të takuar Papën e nderit, Benediktin XVI. Shkuan të gjithë së bashku në kapelë, ku  thanë një FalemiMari. Pas një përshëndetjeje të shkurtër dhe bekimit të Benediktit, 14 kardinajtë e rinj u rikthyen në Sallën e Palit VI e, më pas, në Pallatin Apostolik, për të pritur vizitat e mirësjelljes. Njoftimin e dha Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë.

29 qershor 2018, 09:55