Versioni Beta

Cerca

VaticanNews
Mbledhja e Papës me Këshillin e kardinajve C9 Mbledhja e Papës me Këshillin e kardinajve C9  (Vatican Media)

C9, reforma: gati boca e Kushtetutës së re apostolike

Pjesa më e madhe e punës së mbledhjes XXV të Këshillit të Kardinajve me Papën Françesku iu kushtua bocës së “Praedicate Evangelium”, që do t’i dorëzohet Atit të Shenjtë për ndryshimet e nevojshme.

R.SH. - Vatikan

Titulli i përkohshëm i bocës së Kushtetutës së re Apostolike të Kuries Romake është “Praedicate Evangelium”. Është gati teksti i parë për t’iu dorëzuar Papës Françesku, i cili do të bëjë vërejtjet, që do t’i shohë si të dobishme e të nevojshme. Kjo qe deklarata e sotme e drejtorit të Sallës së Shtypit të Vatikanit, Greg Burke, në takimin me gazetarët kushtuar mbledhjes së 25-të të Këshillit të nëntë Kardinajve me Atin e Shenjtë, e cila përfundoi sot.

Reforma financiare

         Përveç shqyrtimit të Kushtetutës së re Apostolike, u kujtuan edhe disa hapa të reformës së strukturës financiare dhe organizative të Selisë së Shenjtë e të Guvernatoratit. Sekretari i Këshillit për Ekonominë, imzot Brian Ferme, paraqiti objektivat dhe parimet themelore, ndër të cilat edhe shmangja e humbjeve, favorizimi i transparencës dhe sigurimi i zbatimit të drejtë të parimeve të kontabilitetit.

Kujdes më i madh për shpenzimet

         Imzot Ferme kujtoi edhe disa rezultate pozitive. Ndër to, procedura e njëjtë për përgatitjen e buxhetit dhe të bilancit përfundimtar, kujdesi më i madh ndaj shpenzimeve, bashkëpunimi dhe kuptimi më i mirë i reformës financiare, ndryshimi gradual i mendësisë përsa i përket transparencës. Mbledhja e ardhshme e Këshillit të Kardinajve (C9) do të mbahet më 10, 11 e 12 shtator 2018.

Reforma e Kuries, parimi fyrmëzues

         Gjatë takimit me gazetarët u shpërnda edhe një dokument mbi procesin e reformës në Kurien Romake, hartuar nga Këshilli i Nëntëshes. Në të, kujtohet se parimi frymëzues për vijimin e punimeve është “ai i shprehur nga Papa në Nxitjen Apostolike ‘Evangelii gaudium’: ‘Ëndërroj një kthesë misionare të aftë t’i shndërrojë të gjitha gjërat… që të bëhemi një kanal i përshtatshëm për ungjillëzimin e botës aktuale”.

Kriteret e reformës

         Janë tre, kriteret themeluese të reformës vatikanase. Së pari, ruajtja e traditës, pra, besnikëria ndaj historisë së Kishës e vazhdimësia me të kaluarën. Së dyti, azhurnimi, proces nga i cili frymëzohen hapat e bëra nga Dikasteri për Komunikimin, nga Këshilli e nga Sekretaria për Ekonominë. Kriteri i tretë është koordinimi, i cili shoqërohet me procesin e thjeshtimit. Udhë, që kohët e fundit, ka sjellë bashkimin e disa Dikastereve.

13 qershor 2018, 18:01