Kërko

 “Fake Pope”: lajme të rreme për Papën “Fake Pope”: lajme të rreme për Papën 

“Fake Pope”: lajme të rreme për Papën

Doli sot libri i shkruar nga gazetarët Nello Scavo e Roberto Beretta. Eshtë sprova e parë, që i përmbledh të gjitha “Fake Pope”, përgojimet mbi figurën e Papës.

R. SH. - Vatikan

Doli sot libri i shkruar nga gazetarët Nello Scavo e Roberto Beretta. Eshtë sprova e parë, që i përmbledh të gjitha “Fake Pope”, përgojimet mbi figurën e Papës. Intervistë me Nello Scavo:

Mbi fake news janë shkruar një mori librash. Shumë prej tyre shpjegojnë si mund t’i njohësh e t’i përgënjeshtrosh “broçkullat” e panumërta, që duken herë pas here në web, e jo vetëm. Por askush deri tani nuk ka shkruar një libër të tërë mbi fake news, që kanë të bëjnë me Papën. Sepse tashmë bota e lajmeve të rreme nuk e ka kursyer as Papën. Në të vërtetë “lajmet e rreme” nuk janë gjë e re: ishin e, ndoshta, edhe do të jenë.  Por kurrë, më shumë se sot, nuk kanë qenë në qendër  të thashethemnajës botërore. E kjo, si pasojë e rrjetit shoqëror, që i përhap me shpejtësi marramendëse, duke i rrotulluar në sekond rreth e rreth globit.

Qellimi i librit  

Ideja - shpjegon Nello Scavo - lindi dy vjet më parë, pas daljes së librit “Armiqtë e Françeskut”, ku përshkruheshin pengesat që has Papa në shërbesën e tij. Ndërsa me këtë punë deshëm të dokumentojmë e të përgënjeshtrojmë shumë nga përgojimet, që kanë të bëjnë nga afër me Bergoglion e që vijojnë të qarkullojnë në rrjet e në mjete të tjera të komunikimit.

Tekst, që mund ta lexojnë të gjithë

Libri, siç na e shpjegon njëri nga autorët e tij, u shkrua për t’u lexuar nga  të gjithë. Kushdo është kureshtar t’i njohë fake news, mund të gjejë në të shpjegimet, e edhe stimujt për ta thelluar këtë temë.

Fact checking (verifikim i faktit)

Nello Scavo dhe Robert Beretta zgjodhën rreth 80 nga akuzat kryesore, që i bëhen Papës, duke kryer një punë të mirëfilltë, që synon ta ndajë shapin nga sheqeri. “Zgjodhëm - shpjegon Scavo - lajmet, që na u dukën më interesante, duke nisur nga diktatura argjentinase, deri në ditën tona. I përzgjodhëm një për një dhe kërkuam t’i verifikonim përmes përgënjeshtrimeve dhe  ballafaqimeve. Së fundi – përfundon – kërkuam një fill logjik ndërmjet lajmeve, për të vërtetuar se disa nga përgojimet lindin në mënyrë spontane, po të tjerat janë fryt i një regjie të mirëpërcaktuar, që synon ta diskreditojë Papën”.

 

25 maj 2018, 16:42