Kërko

2019.02.26 Messa Santa Marta 2019.02.26 Messa Santa Marta  (Vatican Media)

Papa Françesku: ekziston mëshira e Zotit, po mos ta harrojmë as zemërimin e tij

Mos e lejo veten të mposhtesh nga pasionet, mos vono ta kthesh zemrën te Zoti. Papa Françesku, gjatë homelisë së Meshës, kremtuar paradite në kapelën e shtëpisë së Shën Martës, në Vatikan, na fton ta bëjmë ekzaminimin (shqyrtimi) e përditshëm të ndërgjegjes, një vlerësim të shkurtër të punës e veprimtarisë së ditës, duke ditur se "askush prej nesh nuk është i sigurt se si do të përfundojë jeta".

R.SH. - Vatikan

Ndalu, reflekto, lutu Zotit, ji i vetëdijshëm për dështimet personale, ta dish se fundi i jetës mund të të vijë në çdo moment, prandaj mos jeto duke përsëritur se dhembshuria e Zotit është e pafund: është një justifikim, për të bërë atë që dëshiron. Papa Françesku, gjatë homelisë së tij gjatë Meshës së mëngjesit, kremtuar në shtëpinë e Shën Martës, u nis nga "këshillat" e leximit të parë të liturgjisë së sotme të Fjalës së Zotit, nga Libri i  Siracidit, për të kërkuar ta ndryshojmë zemrën dhe të kthehemi, pa humbur kohë, te Zoti.

Mbizotërojë pasionet

"Urtia është diçka e përditshme": theksoi Papa Françesku, lind nga reflektimi mbi jetën e nga ndalimi për të menduar se si jetojmë. Urtia vjen nga dëgjimi i sugjerimeve, si ato të Siracidit, të cilat i ngjajnë udhëzimeve "të një babai për të birin, të një gjyshi për nipin e tij".

Mos i ndiq instinktet tua, forcën tënde, mos shko pas pasioneve të zemrës tënde. Të gjithë kemi pasione. Por kujdes, sundoj pasionet. Merrni në dorën tënde timonin e jetës, pasionet nuk janë gjëra të këqija, janë, le të themi, "gjaku" (forca) për t’i çuar përpara shumë gjëra të mira, por në qoftë se nuk je në gjendje t’i kontrollosh pasionet tua, ato do të sundojnë mbi ty. Pra, ndalu, ndalu.

Mos e vononi konvertimin tuaj

Papa vuri theksin mbi relativitetin e jetës dhe citoi vargun e një psalmi që thotë: «Dje kalova dhe pashë një njeri; sot u ktheva dhe nuk ishte më". Nuk jemi të përjetshëm - theksoi Papa Françesku – prandaj nuk mund të mendojmë të bëjmë atë që duam, duke u mbështetur në mëshirën e pakufishme të Zotit.

Mos ji kaq i pamatur, kaq i guximshëm sa të besosh se do t’ia dalësh mbanesh, "ah, deri tani ia kam dal, s’ka kush çka të më bëjë?, do të ia dal edhe më tutje...". Jo. Ti ia dole, po, por tani nuk e di se çfarë mund të të ndodh... Mos thuaj, "mëshira e Zotit është e madhe, do të mi falë mëkatet e shumta", dhe kështu vazhdon të bësh atë që dëshiron. Mos thuaj kështu. Dhe mos e harro këshillën e fundit të këtij babai, të këtij "gjyshi": "Mos vono të kthehesh te Zoti," mos vono të konvertohesh, të ndryshosh jetën, të jesh i përsosur në jetën tënde, ta pastrosh jetën nga bari i keq, të cilin e kemi të gjithë, hiqe, çrrënjose barin e keq nga jeta jote ... "Mos prit që të kthehesh te Zoti dhe mos e shtyj prej ditës në ditë kthimin tënde, sepse papritmas vjen e do të shpërthejë zemërimi i Zotit".

5 minuta për të ndryshuar zemrën

"Mos vono të konvertohesh", kjo ftesa e Papës, cili na nxit të mos i shtyjmë ndryshimet në jetën tonë, por t’i prekim me dorë dështimet dhe pa sukseset që kemi të gjithë, të mos kemi frikë, por të jemi të aftë t’i sundojmë pasionet, t’i kontrollojmë gjërat që na pasionojnë.

Ta bëjmë shqyrtimin e të vogël të ndërgjegjes sonë çdo ditë, për t'u kthyer te Zoti: "Por nesër do të përpiqem ta bëj këtë që të mos ndodhë më". Do të ndodhë, ndoshta, pak më pak, por ke arritur të sundosh vetveten dhe jo të sundohesh nga pasionet tua, nga shumë gjëra që ndodhin, sepse asnjëri prej nesh nuk është i sigurt se si do të përfundojë jeta dhe kur do të përfundojë. Këto 5 minuta të shqyrtimit të ndërgjegjes sonë, në fund të ditës do të na ndihmojnë, do të na ndihmojnë të mendojmë dhe të mos e shtyjmë ndryshimin e zemrës dhe kthimin te Zoti. Pra, na mësoftë Zoti me urtinë e tij që të ecim kësaj rruge.

28 shkurt 2019, 13:14
Lexo gjithçka >