Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Presto
Programe Podcast
Kisha, altari, drita, shenjtorët, dritaret, lutja Kisha, altari, drita, shenjtorët, dritaret, lutja

Të meditojmë me Ungjillin e dielës së II pas Krishtlindjes: Fjala u bë njeri!

Ti o Zot, hyn në histori/si dritë/.Nuk imponohesh me forcë,/ pa na pyetur aspak. Jo, o Jezu Krisht,/Ti rri jashtë derës,/troket e, pret përgjigje./Nëse ta dëgjojmë zërin,/nëse ta hapim zemrën/Ti hyn në jetën tonë/e na mbush me dhurata./Ti je dritë plot mirësi,...,/ Ti na e shndrit shtegun/e na kërkon të të pranojmë/si shok udhëtimi/të pabujshëm e besnik./Ti je jetë, që mbështet/çdo fragment bukurie,/Ti je jetë, që di të njohë çdo gjurmë mirësie,

R.SH. - Vatikan

Në të dielën II pas Krishtlindjes, vijojmë të reflektojmë mbi Mishërimin e Fjalës së Zotit. Ungjilli sipas Gjonit, që në kreun e parë (1,1-18), na thotë se pikërisht në këtë mister, njeriut i dhurohet jeta e amshuar, ndërsa akoma jeton në historinë e kësaj bote. Kështu, zbulohet plani i Hyjit për njerëzimin: kush e pranon Fjalën e bërë njeri, bëhet Bir i Zotit. Të ndjekim pjesën e Ungjillit nga Gjoni:

Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte në Hyjin e Fjala ishte Hyj. Kjo ishte në fillim në Hyjin. Prej Saj u bë çdo gjë e pa Të nuk u bë asgjë. E çdo gjë që u bë, e pati në Të jetën e Jeta është drita e njerëzve; e Drita shndriti në errësirë e errësira nuk e pushtoi.

Qe një njeri i dërguar prej Hyjit. Emri i tij ishte Gjon. Ai erdhi si dëshmitar, për të dëshmuar Dritën, që të gjithë të besojnë nëpër të. Ai nuk ishte Drita, por për të dëshmuar Dritën. Drita e vërtetë që shndrit çdo njeri, erdhi në botë. Ishte në botë e bota u krijua prej Saj, e bota nuk e njohi. Erdhi ndër të vetët, e të tijtë nuk e pranuan. Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit: atyre që besojnë në Emrin e tij. Këta s’i bëri bijtë të Hyjit as gjaku as prirja e mishit as prirja e njeriut, por Hyji. E Fjala u bë njeri e banoi ndër ne. Ne e pamë lavdinë e tij, atë lavdi që prej Atit i përket Birit të vetëm plot hire të vërtetë.

Gjoni e dëshmon Atë. Ai shpall: “Ky është ai, për të cilin thashë: ‘Ai që vjen pas meje, është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje’!” Vërtet, prej plotësisë së tij të gjithë ne morëm, madje, hir mbi hir. Vërtet, Ligji u dha nëpër Moisiun, porse hiri dhe e vërteta erdhën nëpër Jezu Krishtin. Hyjin kurrë askush nuk e pa: Biri i vetëm, që është Hyj, një natyrë me Atin, Ai bëri të njihet.

Të lutemi së bashku

Ti o Zot, nuk hyn në histori

si dritë që t’i lëbyr

e t’i lëndon sytë.

Ti nuk hedh poshtë porta,

duke na detyruar të të shohim

me doemos.

Nuk imponohesh me forcë,

pa na pyetur aspak.

Jo, o Jezu Krisht,

Ti rri jashtë derës,

troket e, pret përgjigje.

Nëse ta dëgjojmë zërin,

nëse ta hapim zemrën

Ti hyn në jetën tonë

e na mbush me dhurata.

 

Ti je dritë plot mirësi,

nuk na poshtëron, duke nxjerrë në pah,

gjëra të jetës, që do të donim

t’i mbulonin e t’i zhduknim

për të mos i parë as ne vetë.

Ti na e shndrit shtegun

e na kërkon të të pranojmë

si shok udhëtimi

të pabujshëm e besnik.

 

Ti je jetë, që mbështet

çdo fragment bukurie,

Ti je jetë, që di të njohë

çdo gjurmë mirësie,

Ti je jetë, që gjallëron

me mëshirë e durim.

Prandaj është kaq bukur kur zhytemi

në oqeanin tënd të paqes e të dritës.

04 janar 2025, 09:57
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031