Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Musica sull'Acqua (Water Music) - SUITE n°1 in Fa Maggiore
Programe Podcast
Sagrada familia Sagrada familia

Sagrada Familia: Porta jubilare e Zotit të shpresës

Kryevepra e arkitektit katalanas Antonio Gaudì, Bazilika minore e Barcelonës, është shenjë shprese për Kishën - shpjegon rektori Don Josep Maria Turull - sepse krijon mundësinë të hapen zemrat, edhe më të mbyllurat, duke krijuar një plasë për të hyrë Shpirti". Realitet, që shndërrohet në shpresë të fortë për Vitin Shenjt të sapofilluar e që, në kryeipeshkvninë spanjolle, filloi më 29 dhjetor në Katedralen e qytetit.

R.SH. / Vatikan

Përsiatje dhe admirim për “këtë mjedis të shenjtë të bukurisë magjepsëse, e me histori të jashtëzakonshme feje”. Papa Benedikti XVI, më 7 nëntor 2010, në predikimin për kushtimin e Sagrada Familia-s, në Barcelonë të Spanjës, kujtoi mahnitjen që ndjehet kur kalon pragun e "Biblës prej guri", siç është quajtur disa herë bashkimi i realitetit të botës me historinë e shëlbimit. Bashkim i artit me liturgjinë, vepër e Antonio Gaudì e rimenduar plotësisht duke filluar nga viti 1883. Një vit pas fillimit të punimeve, Kardinali Lluís Martínez Sistach, tani Kryeipeshkëv Nderi i Barcelonës, e quajti "hartografi e  shenjtërisë, hartë e madhe e hapur, ku bota mund të lexojë pyetjet e mëdha të jetës, të origjinës dhe të fundit, të qiellit e të tokës".

 Familja e Shenjtë, detaj nga fasada e Bazilikës së Vogël të Barcelonës
Familja e Shenjtë, detaj nga fasada e Bazilikës së Vogël të Barcelonës

E vizituar nga mbi 4 milionë njerëz çdo vit, Kisha Bazilikë e Barcelonës 'Sagrada Familia' është në këtë jubile një nga 8 vendet e shenjta ku mund të merrni dhuratën e ndjesës, njëheresh me Bazilikën e Zojës së Mëshirës, ​​atë të Zemrës Shenjte të Tibidabo, Bazilikën e Santa Maria de Mataró, Kishën famullitare të Santa Maria de Cornellà, Shenjtëroren e Shën Jozefit të Malit, në lagjen Salut të Barcelonës dhe Kishën e Cottolengos të Atit Alegre. Këto dy të fundit janë jashtëzakonisht simbolike: Kongregacioni i Nënave të të Pastrehëve dhe i Shën Jozefit të Malit - shpjegon rektori i Sagrada Familia, Don Josep Maria Turull - ndihmon jetimët e fëmijët në vështirësi; ndërsa Shërbëtoret e Jezusit të Cottolengos të Atë Alegre-s kujdesen për njerëzit me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore.

Sagrada Familia brenda
Sagrada Familia brenda
05 janar 2025, 14:13
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031