Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Magnificat, H 77
Programe Podcast
Ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli dhe prof. Tefë Topalli, gjatë promovimit të veprës së dom Nikollë Mazrekut Ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli dhe prof. Tefë Topalli, gjatë promovimit të veprës së dom Nikollë Mazrekut

Në dioqezën e Sapës, vepra e plotë e dom Nikollë Mazrekut

Dioqeza e Sapës promovoi veprën e plotë të dom Nikollë Mazrekut. Me pseudonimin Nik Barcolla, dom Nikollë Mazreku botoi një sërë novelash e poezish në të përkohshmet katolike “LEKA” e “Kumbona e së diellës”. Është dhe autor i broshurave “Veprimi katolik” e “Skandali Cordignano dhe mbrojtja e kombit shqiptar”, si dhe i prozës “Me flamujt e Kastriotëve” të cilën e shkroi në Burgun e Burrelit

R.SH. – Vatikan

Pa përfunduar ende viti i kaluar, në dioqezën e Sapës u paraqit vepra e plotë e dom Nikollë Mazrekut, i cili ka shërbyer edhe në këto troje. Të pranishëm, ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli dhe studiuesi i veprës, prof. Tefë Topalli, përveç familjarëve, autoriteteve e besimtarëve. Kujtojmë se dom Nikollë Mazreku ishte meshtar, shkrimtar e polemist, arrestuar dy herë gjatë komunizmit e dënuar me 5 fillimisht e pastaj, me 20 vite burgim, përveç internimit në Tepelenë, Lushnjë, Çermë, Gradishtë. Pas rihapjes së Kishave, ndonëse në moshë të thyer, shërbeu si famullitar në Laç të Vaut të Dejës dhe në Karitasin e Shkodrës, derisa ndërroi jetë, më 1996, pranë familjes së motrës. Shkroi me pseudonimin Nik Barcolla. Më hollësisht, të dëgjojmë informacionin e Violeta Marashit:

Dëgjo Violeta Marashin...
Ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli, gjatë promovimit të veprës së dom Nikoll Mazrekut
Ipeshkvi i Sapës, imzot Simon Kulli, gjatë promovimit të veprës së dom Nikoll Mazrekut

Në prag të përfundimit të vitit 2024, paraditen e datës 28 dhjetor Ipeshkvia Sapë përmes Komisionit të Historisë dhe Trashëgimisë Kulturore-Shpirtërore, nën kujdesin e Dom Emiljan Paloka në bashkëpunim me Entin Botues "Gjergj Fishta", organizoj Promovimin e veprës së plotë të meshtarit Dom Nikollë Mazrekut, të cilat u mundësuan nga Ipeshkvia Sapë nën kujdesin e Imzot Simon Kullit. Ceremonia u mbajt në Rezidencën e Ipeshkvisë Sapë, ku ishin të pranishëm Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, studiuesi i kësaj vepre, Profesor Tefë Topalli, familjarët e dom Nikollës, autoritete të pushtetit vendor, si dhe intelektualë e dashamir të librit.

Pas urimit të mirëseradhjes që përcolli dom Emiljan Paloka, fjalën e rastit e mbajti Bariu i kësaj grigje Imzot Simon Kulli, i cili shprehi gëzimin e tij për këtë vepër ku në ditën e lindjes së dom Nikoll Mazrekut që përkon me Krishtlindjen 2024 të promovojmë këtë vepër të klerikut më të denjë të klerit katolik në Shqipëri, me një jetë plot kontribute në shërbimin shpirtëror, kulturor e atdhetar në popullin tonë.

Gjatë prezantimit të librit foli edhe studiuesi i  kësaj vepre, Prof. Dr. Tefë Topalli, i cili vuri në dukje rëndësinë e kësaj vepre me mjaft vlera, ku si studiues i kësaj fushe i Pergatiti per botim  keto vepra me spjegime filologjike, dhe i cilëson këto vepër si Poezi, Histori dhe Apologji.

Tjetër dëshmi sollën edhe familjarët e tij të cilët kanë patur fatin të jetojnë me dom Nikollë Mazrrekun ku sollën mjaft kujtime të bukura, por edhe dëshmi të trishta të me plot vuatje dhe mundime gjatë kohës së komunzimit, kryesisht në periudhën kur ishte i burgosur.

Dom Nikoll Mazreku, ishte model i meshtarit popullor, i cili shërbeu me vetëmohim në Dioqezën e Sapës dhe në famullinë e Vau të Dejës. Pavarësisht vuatjeve dhe dëshmisë së tij autentike i qëndroi besnik Krishtit dhe Shqipërisë deri në frymëmarrjen e fundit.

Veprat e tij që u promovuan janë: “Me Flamujt e Kastriotëve”, “Veprat e Dom Nikollë Mazrrekut”, Poemat: “Sapjana” & “Dukla”, dhe “Skandali Cordinjano dhe mprojtja e kombit shqiptar”. Dom Nikollë Mazreku lindi në vitin 1912 dhe kaloi në amshim në vitin 1996.

13 janar 2025, 10:10
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031