Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Molto allegro
Programe Podcast
Toka e Shenjtë Toka e Shenjtë

Kard. Pizzaballa: thirrje për të rifilluar shtegtimet në Tokën Shenjte

Kardinali Patriark i Jeruzalemit të Latinëve dhe Rojtari, Atë Patton, i ftojnë shtegtarët të kthehen në vendet shenjte pas pesëmbëdhjetë muajsh mungese për shkak të konfliktit në Gaza: është mënyrë për të forcuar fenë e, në të njëjtën kohë, për t’i ndihmuar të krishterët vendas.

R.SH. / Vatikan

Dje paradite, 18 janar, në sheshin e vogël përballë Varrit të Krishtit, Patriarku Latin i Jeruzalemit, Kardinali Pierbattista Pizzaballa dhe Rojtari i Tokës së Shenjtë, Atë Francesco Patton, i bënë thirrje Kishës universale që, pas armëpushimit, i cili do të nisë nesër në mëngjes, në orën 8.30 me orën lokale, do të mund të rifillojnë së shpejti pelegrinazhet

Shtegtarët në Vitin Jubilar

“Kuptimi i thirrjes sonë - pohon Atë Patton - është t'ju ftojmë të ktheheni në këtë tokë dhe të takoni të krishterët që për pesëmbëdhjetë muaj vuajtën nga mungesa e kontaktit me Kishën universale, por edhe nga pasojat ekonomike të konfliktit. Mijëra të krishterë këtu jetojnë kryesisht nga të ardhurat e pritjes turistike të shtegtarëve, veçanërisht në zonën e Betlehemit. Më pas është jubileu në vazhdim, për të cilin vizitës jubilare i janë kushtuar tri shenjtore në Tokën Shenjte: në Jeruzalem, Nazaret dhe Betlehem. Forcojeni fenë tonë, pra, nëpërmjet vendeve që panë mishërimin, mundimet dhe ringjalljen e Jezusit.

Kisha është gati

Ambientet tona mikpritëse janë gati të rihapen në javët e ardhshme, për të mirëpritur ata që duan të ndajnë me ne kohën e Kreshmëve dhe të Pashkëve, të cilat këtë vit do të jenë veçanërisht të rëndësishme jo vetëm për jubileun, por edhe për përkimin e datave me besimet e tjera të krishtera” - vërejti Rojtari. Ditët e fundit, me bashkëpunimin e Ministrisë izraelite të Turizmit, një grup priftërinjsh përgjegjës për shtegtimet në dioqezat e tyre përkatëse, vizituan Tokën e Shenjtë.

“Në këtë përvojë dëgjuam britmën e Kishës Nënë të Jeruzalemit, e cila pret edhe një herë bijtë e saj shtegtarë në tokën e Jezusit e të Marisë, Nënës së Tij”- deklaroi ipeshkvi i Mileto-Nicotera-Tropea, Attilio Nostro, i cili drejtoi grupin e priftërinjve.

19 janar 2025, 14:49
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031