Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro con fuoco - Allegro moderato (à la Zingara)
Programe Podcast
Lindja e Jezu Krishtit Lindja e Jezu Krishtit

Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!

Është Krishtlindja, Zoti po vjen në shtëpinë tonë/ për të ndenjur me ne./ I afrohet gjithkujt:/ oh, ja Dhurata! Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!

R.SH. - Vatikan

Është Krishtlindja e në Betlehemet e shtëpive tona adhurojmë Jezu Krishtin, që u zhvesh nga lavdia për t’u bërë i varfër, i shtyrë nga dashuria për njeriun. Një valë dhembshurie e shprese na mbush me gëzim, duke sjellë më vete edhe nevojën e intimitetit e të paqes, për vetën tënde, po mos harro as tjetrin, afër portës së zemrës e të shtëpisë sate. Është Jezusi Foshnje që trokën e pret që t’ia hapësh portën e takimit e të përqafimit magjeps.

Po vjen Zoti me dhuratën e dashurisë!

Ç’ gëzim

bashkë të rrimë me ata që duam,

ta dimë që janë pranë nesh,

t’u shikojmë buzëqeshjen,

t’u dëgjojmë zërin

që na ngushëllon, na siguron e na jep guxim.

 

Ç’ lumturi

t’i prekim e t’i përqafojmë!

dhurata më e bukur

që personat e dashur mund të na bëjnë

është të jenë të pranishëm mes nesh.

 

Kur janë pranë nesh,

edhe nata duket më pak e errët

e nuk kemi më frikë.

 

Ata që duam janë me ne

e për ta jemi gati

të bëjmë mrekullira.

 

Zoti po vjen në shtëpinë tonë

për të ndenjur me ne.

I afrohet gjithkujt:

oh, ja Dhurata!

 

24 dhjetor 2024, 10:37
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031