Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE

Çelësi i fjalëve të Kishës: lutja e kujdesit për kohën e çmuar

Filozofi i njohur francez Jean Guitton, protagonist i Koncilit II të Vatikanit dhe mik i madh i Papës shenjt Pali VI, na bën të reflektojmë mbi kohën e mënyrën e përdorimit të saj, duke i kërkuar Zotit urtinë ta duam kohën, me të cilën Ai i Lumi i çon në përfundim e në përsosje të gjitha veprat, që na duken si tonat

R.SH. – Vatikan

Sidomos në Krishtlindje e kuptojmë mjaft mirë: dhurata më e çmuar që kemi e që, pikërisht për këtë arsye, mund ta dhurojmë, është koha. Nuk është rastësi që një nga këshillat më të përhapura, që njerëzit i japin njëri-tjetrit, përmban ftesën për të mos humbur asnjë sekondë. “Koha është flori”, thotë një fjalë e urtë popullore. Në një konceptim më të gjerë, kjo do të thotë që çdo çast i jetës sonë është i çmuar, duhet të përdoret mirë, mundësisht bashkë me të tjerët. Sepse koha, që kalojmë me miqtë, është jashtëzakonisht e çmuar, edhe pa bërë asgjë të veçantë. E kur e duam vërtet një person, pavarësisht nga detyrat e impenjimet, e gjejmë gjithmonë një çast për të.

Në jetën e shpirtit, kjo pasqyrohet në dëshirën për të ndenjur me Zotin, duke u përpjekur të mendojmë si Ai, duke e pranuar vullnetin e Tij, edhe pse mund të jetë larg dëshirave tona. Këtë e nënvizon me thellësi dhe qartësi filozofi i njohur francez Jean Guitton (1901-1999), protagonist i Koncilit II të Vatikanit, ku ka qenë dëgjuesi i parë laik, mik i madh i Papës shenjt Montini, nga afërsia me të cilin lindën dy libra: "Dialog me Palin VI" dhe "Pali VI sekret". Në këtë lutje, Guitton nënvizon rëndësinë e përdorimit të mirë të ditëve të jetës, si edhe i kërkon Zotit urtinë për të mësuar si ta duam kohën.

"O Zoti im,

më mëso ta përdor mirë kohën, që më jep

dhe ta kaloj si duhet, pa e humbur kot.

Më mëso të parashikoj, pa u torturuar për të ardhmen,

më trego si të nxjerr mësim nga gabimet e së kaluarës,

pa i lënë skrupujt të më gozhdojnë.

Më mëso ta imagjinoj të ardhmen

pa u dëshpëruar se mund të mos jetë

ashtu si e mendoj unë.

Më mëso të derdh lot për fajet e mia

pa rënë në ankth.

Më mëso të veproj pa nxitim,

dhe të nxitoj pa thyer qafën.

Më mëso si bashkohen ngutja me ngadalësinë,

qetësia me përflakjen e zemrës, zelli me paqen.

Më ndihmo në fillim të punëve,

sepse pikërisht atëherë jam i brishtë.

Vigjëlo mbi vëmendjen time kur punoj,

e sidomos, mbushi ti boshllëqet në veprat e mia.

Më bëj ta dua kohën,

që është kaq e ngjashme me hirin tënd,

sepse ajo i çon deri në fund të gjitha veprat,

i çon deri në përsosje,

pa na lënë përshtypjen

se, në një farë mënyre, po marrim pjesë në to.

12 dhjetor 2024, 09:50
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031