Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Adagio per violoncello
Programe Podcast
Fra Françesku Patton Fra Françesku Patton 

Atë Patton: në botën e copëtuar nga konfliktet, dëgjojmë zërin e të Pafajshmit

Në mesazhin e Krishtlindjes, Rojtari i Tokës Shenjte na fton të përulemi para grazhdit në të cilin Maria e vendosi Krishtin Fëmijë, për t'i thënë po Princit të Paqes dhe një jo të guximshme luftërave që gjakosin botën. Thirrja e patriarkëve dhe krerëve të Kishave të Jeruzalemit për armëpushimin në Gaza, lirimin e të gjithë të burgosurve dhe kthimin e të pastrehëve e të zhvendosurve.

R. SH. - Vatikan

“Në këto Krishtlindje, ende të errësuara nga terri i urrejtjes dhe i luftës, ende të infektuar nga virusi i indiferencës njerëzore, ende të skuqur nga gjaku i shumë njerëzve të pafajshëm të vrarë, gjunjëzohemi përpara grazhdit, ku Maria vendosi Krishtin Fëmijë”. Frati Francesco Patton, Rojetar i Tokës Shenjte, në mesazhin e tij të Krishtlindjes drejtuar të gjithë grave dhe burrave vullnetmirë, ia ngul sytë Betlehemit. Një gjest, ai i gjunjëzimit, për t'i thënë po Princit të Paqes dhe një "jo” të guximshme luftës, çdo lufte, vetë logjikës së luftës, shtegtim pa cak, humbje pa fitues, çmenduri pa justifikime"- nënvizon me forcë rregulltari, duke rikujtuar pjesët e jashtëzakonshme të Mesazhit Urbi et Orbi, të shqiptuar nga Papa Françesku më 25 dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërmjet dhimbjeve të botës

Në sytë e Fratit Patton kalojnë pamjet e vdekjes dhe të dhimbjes, që shkatërrojnë jo vetëm Tokën Shenjte, por të gjitha anët e botës së prekur nga konfliktet të cilat në numër i tejkalojnë edhe ato të Luftës II Botërore. Një situatë shumë e vështirë, kujton, ishte edhe kur lindi Jezusi, pavarësisht se historia e Krishtlindjes dhe përshkrimi i skenës së lindjes së Krishtit na frymëzon ëmbëlsi dhe ndjenja poetike: “Roma pushtoi me forcë gjithë botën mesdhetare.

Në Jude mbretëronte një satelit i vogël i perandorisë së madhe, Herodi, Mbret aq i lidhur me pushtetin, sa që i mbyti edhe fëmijët e vet, për të mos pasur kundërshtarë. Një mbret që ka frikë nga një fëmijë i porsalindur, sepse i folur nga profecitë si mbret dhe mesi i mundshëm. Një mbret, i cili për këtë arsye shkon aq larg, sa të kryejë një masakër parandaluese, duke vrarë në zonën e Betlehemit të gjithë fëmijët dy vjeç e poshtë, për të shmangur rrezikun që ndonjëri prej tyre, pasi të rritet, t'i marrë pushtetin dhe mbretërinë". Nuk është e vështirë, sipas fjalëve të Atë Patton-it, të shihet një paralele me krizat aktuale të krijuara nga mungesa e dashurisë, përhapja e urrejtjes, dëshira për sundim dhe etja për grumbullimin e burimeve natyrore.

Drita e shpresës

Por fjalët e Rojtarit të Tokës Shenjte nuk janë pa shpresë, pa dritë as pa shpengim. Sidomos kur kujton një ngjarje vendimtare në historinë e shëlbimit: “Siç rrëfen Shën Luka ungjilltar, Maria dhe Jozefi duhej të shkonin në Betlehem për regjistrimin e popullsisë. Meqenëse nuk kishte vend për ta në asnjë bujtinë, ata duhej të ndaleshin si e ku të mundnin; e gjetën strehim në një shpellë, nga ato që përdornin edhe barinjtë. Kështu  kanë një strehë, nën të cilën Maria lind Krishtin Fëmijë, e mbështjell me pelena dhe e vendos mbi grazhd. Duket si profeci e faktit se ai fëmijë i rritur, do të bëhej shujta jonë, por edhe e faktit se ky fëmi, i rritur, do të mbështillej përsëri dhe me nxitim “me pelena” e, më pas, me një çarçaf e do të vendosej në një shpellë shumë e ndryshme, ajo e varrit”.

Patriarkët dhe Kishat e Jeruzalemit

Një shpresë e fortë gurron edhe nga mesazhi i Krishtlindjes i Patriarkëve dhe krerëve të Kishave të Jeruzalemit. Pavarësisht nga luftërat e  pafundme që “gjakosin rajonin tonë dhe mbarë botën - lexojmë në tekst - lindja e Zotit tonë Jezu Krisht shkaktoi një revolucion shpirtëror, që vazhdon të shndërrojë zemra e mendje të panumërta drejt rrugëve të drejtësisë, mëshirës dhe paqes".

Pasi falënderojnë "të Gjithpushtetshmin Zot për armëpushimin e fundit ndërmjet dy palëve ndërluftuese në rajon" e kërkohet që "të shtrihet në Gaza dhe shumë vende të tjera, duke i dhënë fund luftërave që prekën këtë pjesë të botës", Patriarkët dhe krerët e kishave të Jeruzalemit përsërisin thirrjen “për lirimin e të gjithë të burgosurve, për kthimin e të pastrehëve dhe të shpërngulurve, për kujdesin e të sëmurëve dhe të plagosurve, për lehtësimin e atyre që janë të uritur dhe të etur, për rikthimin e pronave të sekuestruara apo të kërcënuara padrejtësisht dhe për rindërtimin e të gjitha strukturave civile publike dhe private, që u dëmtuan ose u rrënuan”.

 

 

22 dhjetor 2024, 12:09
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031