Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegro
Programe Podcast
Koha liturgjike e Ardhjes Koha liturgjike e Ardhjes

Të meditojmë Ungjillin e Dielës së I të Ardhjes 'C': kohë e pritjes

Jemi në Kohën e Ardhjes, o Zot,/ Ti na fton /të kemi kujdes,/e t’i hapim sytë mirë./Është lehtë, o Zot,/t’i mbyllim sytë për të mos i parë/dramat dhe shtrembërimet e historisë/kthesat e ndryshimet, që s’dihet ku çojnë./...../Por, nëse nuk rrimë zgjuar,/nëse nuk e ngremë kryet/si mund të të shohim kur vjen?/ O Zot, na nxirr nga kjo qetësi/që na bën alergjikë ndaj problemeve,/shkunde pak jetën tonë/që fshihet në skutat e shpirtit/bëj të na rrahë zemra/me ritmin e shpresës e të pritjes...

R.SH. - Vatikan

Fillon sot Koha e Ardhjes dhe viti i ri liturgjik, cikli tretë (C) për Kishën Katolike. Në këtë të Diel të parë të Kohës së Ardhjes, Ungjilli sipas Lukës, në kreun e 21-të (Lk 25-28.34-36), u drejtohet të krishterëve të epokës së tij, por edhe atyre të të gjitha kohëve, që duhet ta jetojnë fenë në Krishtin në mesin e botës. Janë fjalë ngushëllimi e shprese, para travajëve dhe trishtimeve të jetës. Të gjitha ngjarjet, që i çorientojnë njerëzit e tjerë, për të krishterët janë shenja se ora e shëlbimit është pranë.

Në atë kohë, Jezusi u tha nxënësve të vet: “Do të ketë shenja në diell, në hënë e në yje. Mbi tokë popujt do të gjenden ngushtë, të tmerruar prej gjëmës së detit e prej valëve të tija. Njerëzve do t’u dalë shpirti prej frikës dhe pritjes ç’do të ndodhë me botën, sepse trupat qiellorë do të lëkunden e atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi re me fuqi të madhe e me madhëri.

Kur të fillojnë të ndodhin këto, drejtohuni dhe çojeni kryet lart dhe dijeni se është afër çlirimi juaj! Kini kujdes veten që zemrat tuaja të mos kalamenden prej grykësisë, prej shfrenime e prej kujdeseve të jetës që ajo ditë të mos ju vijë papritmas, sepse ajo ditë do të vijë porsi kurth mbi të gjithë banorët e tokës mbarë. Prandaj, rrini zgjuar e lutuni në çdo moment që të mund t’u shpëtoni të gjitha këtyre që do të ndodhin e të mund të qëndroni para Birit të njeriut”.

Të lutemi së bashku

Ja sërish në Kohën e Ardhjes, o Zot.

Ndërsa natyra shkon drejt dimrit

e kafshët zhyten në gjumin letargjik,

Ti na fton të vigjëlojmë,

të kemi kujdes,

e t’i hapim sytë mirë.

Eh, është kaq e lehtë, o Zot,

t’i mbyllim sytë për të mos i parë

dramat e shtrembërimet e historisë

kthesat e ndryshimet, që s’dihet ku çojnë.

Eh, na vjen natyrshëm, o Zot,

t’u vëmë shtupë veshëve për të mos dëgjuar

britmat dhe thirrjet e mjeranëve,

kërkesat pa fund për ndihmë të varfanjakëve.

Eh, sa të qetë jemi, o Zot,

kur e ulim kryet dhe shohim

vetëm brenda vathës së ngushtë të jetës sonë,

u japim hapësirë vetëm gulçimeve të saj të vogla.

Po, është e vërtetë, shpesh tundohemi

të përgjumemi e të zhytemi

në një rehati të ëmbël, të ngrohtë, të sigurt.

Por, nëse nuk rrimë zgjuar,

nëse nuk e ngremë kryet

si mund të të shohim kur vjen?

Nëse i mbajmë veshët

mbyllur me çdo kusht,

si mund të ta dëgjojmë zërin?

O Zot, na nxirr nga kjo qetësi

që na bën alergjikë ndaj problemeve,

shkunde pak jetën tonë

që fshihet në skutat e shpirtit

e bëj të na rrahë zemra

me ritmin e shpresës e të pritjes.

30 nëntor 2024, 10:03
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031