Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto grazioso
Programe Podcast
Nga konferenca me temë "Inteligjenca e Zotit, inteligjenca e njeriut. Përputhja ideale dhe përputhja politike në Evropë" Nga konferenca me temë "Inteligjenca e Zotit, inteligjenca e njeriut. Përputhja ideale dhe përputhja politike në Evropë"

Atë Benanti: ta përdorim pa frikë Inteligjencën Artificiale

Përurimi i serisë së takimeve "Cezarit dhe Zotit", organizuar nga Fondacioni Magna Carta ishte rast për të diskutuar mbi riekuilibrimin e zhvillimit teknologjik nga pikëpamja etike. Pier Luigi Dal Pino (Microsoft): "dialogu ndërmjet fesë, njerëzve, shkencës dhe teknologjisë është i domosdoshëm"

R.SH. – Vatikan

Pasditen e së shtunës, 16 nëntor, u zhvillua në Romë takimi i parë i serisë “Cezarit dhe Zotit”, organizuar nga Fondacioni italian Magna Carta, strukturë që merret me kërkimin shkencor, reflektimin kulturor dhe paraqitjen e propozimeve për reforma mbi çështjet kryesore të debatit politik në Itali. Tema ishte "Inteligjenca e Zotit, inteligjenca e njeriut. Përputhja ideale dhe përputhja politike në Evropë". Në konferencë mori pjesë edhe atë Paolo Benanti, teolog dhe kryetar i Komisionit për Inteligjencën Artificiale në Presidencën italiane të Këshillit të Ministrave, së bashku me Pier Luigi Dal Pino, drejtor i lartë rajonal i Microsoft-it për çështjet e qeverisjes në Evropën Perëndimore.

Feja, shkenca dhe teknologjia

"Sfida e kohës sonë", në qendër të takimit, ishte "riekuilibrimi" i zhvillimit teknologjik përmes etikës, me një dialog që shtron pyetje për “fenë, shkencën dhe teknologjinë", duke e konsideruar "fuqinë llogaritëse të një makine (siç mbetet çdo e tillë, që përdor edhe programe të sofistikuara, si Inteligjenca Artificiale) jo si një entitet krejtësisht ‘të pavarur’ nga ata, që e krijuan”.

Atë Benanti në kuvend
Atë Benanti në kuvend

"Zbutja" e teknologjive të reja

"Në një kohë kur po e transformojmë mënyrën e ekzekutimit të proceseve në shoqëri", tha atë Benanti, "dhe në një kohë kur Inteligjenca Artificiale na e ndryshon mënyrën e realizimit të gjërave, kush kontrollon, ose do ta kontrollojë këtë lloj mjeti, do të kontrollojë edhe mënyrën me të cilën do të ndodhin proceset e ndryshme - nga ato industriale në ato demokratike". Teologu nuk i redukton këto çështje thjesht në "frikë", por kërkon vënien e barrierave etike, që, si të thuash, e “zbusin” këtë lloj makine, për ta përdorur më mirë në këtë epokë të re të ekzistencës.

Njeriu në qendër

“Është përparësi ta mbajmë njeriun në qendër dhe ta konsiderojmë teknologjinë e Inteligjencës Artificiale në shërbim të tij, pa e lejuar atë të zëvendësojë, të krijojë diskriminim, ose, edhe më keq, të përjashtojë ndokënd”, deklaroi Dal Pino, duke theksuar impenjimin e Microsoft-it në krijimin e “binjakes dixhitale të Bazilikës së Shën Pjetrit" si "provë e prekshme për domosdoshmërinë e dialogut ndërmjet fesë, njerëzve, shkencës dhe teknologjisë".

Bazilika e Vatikan bëhet edhe dixhitale

Një "humanizëm i ri dixhital"

"Dinjiteti dhe integriteti njerëzor, transparenca, privatësia, siguria dhe përgjegjësia" janë disa nga "parimet themelore për një përdorim të ndërgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale”, siç pohoi Gaetano Quagliariello, president i Fondacionit Magna Carta, i cili vuri në dukje punën kërkimore në bashkëpunim me Microsoft Itali, në vitin 2024, nga e cila doli me forcë ideja e një "humanizmi të ri dixhital”, ose më mirë, e “një njeriu, që mbetet i tillë edhe në epokën e transformimit dixhital”.

18 nëntor 2024, 11:07
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031