Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Allegretto con variazioni
Programe Podcast
Skena e Lindjes së Jezu Krishtit në art - libër i Rosa Giorigi Skena e Lindjes së Jezu Krishtit në art - libër i Rosa Giorigi

Ardhja është kohë për të përforcuar fenë

Në kёtё periudhë shpirtërore të kohës liturgjike të Ardhjes qё paraprin e përgatit Krishtlindje, Kisha na flet sidomos për Ardhjen e Zotit, si rast tё volitshëm për ta kuptuar plotësisht lindjen e Jezusit në Betlehem dhe për të krijuar lidhje personale me Birin e Zotit

R.SH. - Vatikan

Koha e Ardhjes, që fillojmë këtë javë, na paraprin dhe përgatit pёr Krishtlindje, ka tri përmasa: të kaluarën, të ardhmen e të tashmen. Koha e Ardhjes është kohë e volitshme për ta pastruar shpirtin e për ta përforcuar fenë nё dashurinë e Zotit qё vjen tek ne. Krishtlindja ёshtё takim i Zotit me njerizimin. Pikënisjen e këtij reflektimi e kemi nё Ungjillin e Mateut (Mt 8,5-11): takimi i Jezusit, në Kafarnaum, me centurionin, i cili i kërkon ndihmë për shërbëtorin e tij të paralizuar, që s’luan dot nga krevati. Simbolike, kjo ngjarje, që flet për paralizë. Edhe ne mund të na ndodhë të paralizohemi në fe, duke e harruar gjallërinë jetike tё saj. E kur paralizohesh, e humbet forcën e fesë, risinë e fesë, që vijon të përtërihet vazhdimisht.

Krishtlindja nuk ështё festë mondane

Kjo periudhë qё na përgatit shpirtërisht pёr Lindjen e Jezu Krishtit, siç pёrmendem, ka tri përmasa: përmasa e parë e Kohës së Ardhjes është e kaluara, “pastrimi i kujtesës”. Duhet të kujtojmë mirë se nuk kremtojmë lindjen e Bredhit të Festës, që sigurisht është simbol i bukur, por kremtojmё lindjen e Jezu Krishtit.

Të kujtojmë se lindi Zoti Jezus, Shëlbuesi, Ai, që erdhi të na shpëtojë. Natyrisht, duhet kujtuar edhe festa me simbolet qё ka, po ne rrezikohemi, e edhe tundohemi ta presim Krishtlindjen me mendësinë e botës, ta zhveshim kёtё tё kremte nga thelbësorja. Kur festa nuk është më kundrim,  festë e bukur në familje, me Krishtin në krye të vendit, nis të shndërrohet në festë thjesht mondane, në qendër të së cilës janë shpenzimet, dhuratat e shumë gjëra tjetra... Po  Zoti nё kёtё tё kremte ku ёshtё? në një skutë, krejt i harruar, jo nё qendër. Kështu mund tё ndodh në shtëpi e po kështu edhe në jetën tonë personale. Jezu Krishti Lindi në Betlehem, e  pastaj? Prandaj nuk duhet të harrojmë se Koha e Ardhjes është një rast i volitshëm për të pastruar kujtesën e kohës së kaluar e tё kuptojmë tё sotmen e tё orientohemi drejt sё ardhmes!

Të pastrosh shpresën

Koha e Ardhjes na ndihmon të pastrojmë shpresën dhe të përgatitemi për takimin përfundimtar me Zotin. Sepse ai Zot që erdhi, edhe do të kthehet, do të vjen përsëri! E do të kthehet për të na pyetur: “Si e kalove jetën?”. Do të jetë takim personal. Sot takimin personal me Zotin e kemi në Eukaristi (Meshën Shenjte) e nuk mund të kemi takim kaq personal me Krishtlindjen e masë 2000 vjetëve më parë. Po kur Ai do të kthehet, do të takohemi sy për sy. E kjo do të thotë ta pastrosh shpresën.

Zoti troket çdo ditë në zemrën tonë

Pёr kёtё arsye Kisha na fton të gjithëve ta kultivojmë përmasën e përditshme të fesë e tё dashurisё, pavarësisht nga shqetësimet e ankthet, duke e shkundur mirë “shtëpinë shpirtërore”. Zoti ynë është Zoti i të papriturave e ne si të krishterë duhet t’i dallojmë shenjat e Atit qiellor, ta dëgjojmë ditë për ditë Fjalën, që na thotë.

Kemi pastaj përmasën e tretë qё është më e përditshme: të pastrojmë vigjilencën. Vigjilenca e lutja janë dy fjalë tipike për Kohën e Ardhjes; sepse Zoti  erdhi në Historinë e Betlehemit, do të vijë në fund të botës e edhe në fundin e jetës së secilit prej nesh. E mos tё harrojmë! Ai vjen çdo ditë, çdo çast. Vjen në zemrën tonë, për ta mbushur përplot me frymëzimin dhe dhuratat e Shpirtit Shenjt Zot.

30 nëntor 2024, 10:07
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031