Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Hirtengesang. frohe und dankbare gefuhle nach dem sturm - Canto Pastorale: Sentimenti di gioia e di ringraziamento dopo la tempesta
Programe Podcast
Imzot Gjergj Meta në Sinodin e Ipeshkvijve mbi sinodalitetin Imzot Gjergj Meta në Sinodin e Ipeshkvijve mbi sinodalitetin

Imzot Gjergj Meta: sinodaliteti është rrugë e pakthyeshme për Kishën

Sinodi i Ipeshkvijve në Vatikan po i afrohet fundit. Është koha për t’i paraqitur Papës dokumentin përfundimtar, por edhe çasti që çdo ipeshkëv pjesëmarrës në asamblenë XVI të përgjithshme të mendojë për rrugën, që duhet të përshkojë Kisha Katolike në vendin e tij për t’u bërë më sinodale. Ky, reflektimi i imzot Gjergj Metës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë

R.SH. – Vatikan

         I pranishëm në Sinodin mbi sinodalitetin së bashku me kryeipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodajn, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, reflekton mbi rrugën e ndërmarrë nga Kisha Katolike me këtë asamble ipeshkvijvsh, që i nisi punimet në vitin 2021 e me etapa, po shkon drejt përfundimit. Vërtet, të shtunën, pjesëmarrësit në Sinod do t’i paraqesin Papës Françesku dokumentin e tyre përfundimtar me sugjerimet për të ardhmen, nga të cilat Ati i Shenjtë do të zgjedhë ato, që do të paraqesë në Nxitjen e tij post-sinodale. Imzot Gjergj Meta nënvizon se sinodaliteti është rrugë e pakthyeshme në Kishë e, edhe në Shqipëri, duhet të mendohet një mënyrë për të rimarrë në dorë traditën e koncileve të dikurshme e të këshillimeve me popullin e Zotit, që ai të përfshihet më shumë në jetën e krishtërimit shqiptar. Ta dëgjojmë…

Dëgjo imzot Gjergj Metën...
Papa Françesku dhe imzot Gjergj Meta
Papa Françesku dhe imzot Gjergj Meta
23 tetor 2024, 16:03
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031