Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Suite in Fa magg. da Musica sull'acqua
Programe Podcast
Santissimo Nome di Maria Santissimo Nome di Maria

‘Hirëplote’ emri më i bukur i Marisë, Nënës së Zotit

Në ‘Komedinë Hyjnore’ të Dante Aligerit, pikërisht në Këngën e fundit të Parajsës, shkruhet: “Virgjër e Nënë, ti bija e tënd Biri, / ti e përvujtë e e lartë përmbi krijesat të tëra/…E vetë Virgjëra, në ‘Magnificat’, thotë: “Shpirti im madhëron Zotin… sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë”.

R.SH. - Vatikan

Më 1 janar, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e Shenjtnueshmes Virgjërës Mari, Nënës së Zotit! Kështu, më 1 janar fillojmë një vit të ri e na merr për dore shpresa e krishterë, e fillojmë duke iu lutur Hyjit të na japë bekimin hyjnor e duke kërkuar, me ndërmjetësi të Marisë, Nënës së Zotit, dhuratën e paqes për familjet tona, për fshatrat e qytetet tona, për botën mbarë. 

Titulli ‘Nëna e Zotit’ së bashku me titullin ‘Virgjëra Shenjte’, është më i lashti dhe themeli i gjithë titujve të tjerë, me të cilët besimtarët e nderojnë në Lindje e në Perëndim Virgjërën Mari. Mishërimi i Fjalës Hyjnore dhe amësia hyjnore e Marisë janë mistere të mëdha, të vështira për t’u kapur nga mendja njerëzore. Maria – shkruan Shën Luka – i mbante mend me kujdes të gjitha këto ngjarje dhe i shoshiste në zemër të vet”. (Lk.2,19) Folja greke ‘sumbállousa’, që përdoret në këtë rast do të thotë ‘t’i mbledhësh së bashku’ e të shtyn të mendosh për një mister të madh që duhet zbuluar pak nga pak.

 ‘Hirëplote’ emri më i bukur i Marisë, Nënës së Zotit

Virgjëra Mari jo vetëm që nuk bëri asnjë mëkat, por u ruajt edhe nga mëkati i rrjedhshëm, trashëgimi e përbashkët e gjithë gjinisë njerëzore”, pikërisht sepse Zoti i kishte caktuar misionin të ishte Nëna e Shëlbuesit. Këtë e përmban e vërteta e fesë që flet për të Papërlyerën, duke pohuar se fjala ‘Hirplote’- në origjinalin grek 'kecharitoméne ' – është emri më i bukur i Marisë, emër që ia ngjiti vetë Zoti. E kjo tregon se Maria është gjithnjë e përgjithmonë e dashura e zgjedhur për të pranuar dhuratën më të çmuar, Jezusin, “dashurinë e mishëruar të Hyjit.

Mund të na lindë pyetja: pse ndërmjet të gjitha grave, Hyji zgjodhi pikërisht Marinë e Nazaretit si Nënë për Birin e tij të vetëm? Përgjigja e kësaj pyetjeje fshihet në misterin e pamatshëm të vullnetit hyjnor, por edhe Ungjilli vë në dukje një arsye të kësaj zgjedhjeje: përvujtërinë e Marisë.

Virgjër e Nënë, ti bija e tënd Biri

Në ‘Komedinë Hyjnore’ të Dante Aligerit, pikërisht në Këngën e fundit të Parajsës, shkruhet: “Virgjër e Nënë, ti bija e tënd Biri, / ti e përvujtë e e lartë përmbi krijesat të tëra/…E vetë Virgjëra, në ‘Magnificat’, thotë: “Shpirti im madhëron Zotin… sepse shikoi me pëlqim mbi shërbëtoren e vet të përvujtë”. E Zotin e tërhoqi pikërisht përvujtëria e Marisë, që gjeti hir para syve të tij. U bë kështu Nëna e Hyjit, figurë e model i Kishës, e zgjedhur ndër popuj për të marrë bekimin e Zotit e për ta përhapur mbi gjithë familjen njerëzore.

Maria e pranoi Jezusin me fe e ia dhuroi botës me dashuri. Kjo është edhe thirrja jonë e misioni ynë, thirrja e misioni i Kishës: ta pranojmë Krishtin në jetën tonë e t’ia japim botës, që bota të shëlbohet përmes Tij. E besimtarët duhet ta shikojnë festën e Marisë, Nënës së Zotit si një fanar që ndriçon rrugët e panjohura të vitit të ri, si shenjë të ndritur e të sigurt shprese e ngushëllimi për popullin e Zotit në shtegtim.

Të mësojmë në shkollën e Marisë 

Në shkollën e Marisë mund të mësojmë me zemër, atë që sytë e mendja nuk mund ta perceptojnë, as mund ta nxënë. Bëhet fjalë për një dhuratë tepër të madhe, e cila mund të pranohet vetëm përmes fesë, ndonëse nuk mund të kuptohet plotësisht. E pikërisht në këtë shtegtim feje. Maria na ndihmon, na mbështet, na prin.

 

12 shtator 2024, 11:46
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031