Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Natività della Beata Vergine Maria Natività della Beata Vergine Maria

At Gjergj Fishta: "Të Lémt e Zojës"

At Gjergj Fishta: "Të Lémt e Zojës":1 Shka kanë rá,/ thue, mbramë do valle,/ Qi atje larg, kah Nazareti,/ Kanë jehue n’per male e zalle?/ E pse qiella, toka e deti/ Disi n’gaz sot janë stolisun,/ Per të cillen Shkrola flet?/ 2 Po thonë Anës e Joakimit/ Se ‘i hyll vajze u paska lé,/ Si ajo drita prej agimit,/ Si ajo voesa e nadjes s’ré:/ Syni i sajë nji rreze di’llit,/ Shtati i sajë gjeth drandofillit:/ Nji Prendverë n’blerim të vet!...

R.SH. / Vatikan

At Gjergj Fishta: "Të Lémt e Zojës"

1 Shka kanë rá, thue, mbramë do valle,
Qi atje larg, kah Nazareti,
Kanë jehue n’per male e zalle?
E pse qiella, toka e deti
Disi n’gaz sot janë stolisun,
Per të cillen Shkrola flet?

2 Po thonë Anës e Joakimit
Se ‘i hyll vajze u paska lé,
Si ajo drita prej agimit,
Si ajo voesa e nadjes s’ré:
Syni i sajë nji rreze di’llit,
Shtati i sajë gjeth drandofillit:
Nji Prendverë n’blerim të vet!

3 Kúr po i qeshka syni e ftyra
Neper rreze të bindueshme,
Thue po u ndêka atë herë pasqyra,
M’t’cillen prirun Mendja e amshueshme,
T’natyrës s’vet sheh t’kthelltat hije,
Edhe gjallë t’hyjnueshmen Dije
M’nja si vedin e perfton.

Disá bija t’Izraelit
N’shêj pa’n dá n’shekull, si bora,
Kah shkrepë dielli krés s’zabelit:
Si ‘ i Suzanë, si nji Debora,
Si Abigajli – e pastra lule,
Me Juditen n’atë Betule,
Kapidanat qi i shkurton.

5 Por, si Kjo, nuk duel kurrnjâna,
As kah hiri, as kah pashija;
Emen t’bukur edhe Nâna
Ksa’i ka njitë, tu’ e quejtë M a r i j a:
Nji send qi, kur t’xâsh ket’ êmen,
N’shpûzë të ferrit anmiqt trêmen,
Si me u shkrepë rrfeja e Tenzot.

6 Kuer m’ngujime t’t’naltë Empirit,
Ati i Dritës ketë Bí e páka,
Edhe Nânë m’i a zgjedhë të Birit
N’fllad t’Dashtnís së vet Ai dáka:
Kaq iu dukka synit t’ Tí,
Sá me e dashtë n’gjak e n’gjiní –
N’gjiní nierin me nji Zot!

7 Êjët atë herë marrin flutrimin
Kupa e qiellës mâ e ndeztë kah kthiellet,
E, si pasë e kishin msimin,
Dymbdhetë hyj shkepin prej qiellet,
per me ndreqë me ta nji keze
Të tânë dritë e të tânë rreze,
Zojës Mari m’i a çue per shêj.

Fíll kah hâna mandej zbrisin
Krah- praruem të trollit t’Zotit
Kû ata hîjn me ‘i herë t’i a shndrisin
Hânës argjanin, ndryshkë prej motit:
Perse hâna n’kohë qi t’vije,
Ksajë Bij, shkamb nen kambë do t’rrije
Si tha Njai, qi urdhnon mbi rêj.

9 E me rreze të ksajë hâne
E me ato rreze të diellit,
Ejët kanë nisë prap fíll t’a xâne
M’endë nji veshë mbas xêjes s’qiellit,
Me të cillen do t’kandritet
Vasha e vogel – kúr të rritet –
Si Mretneshë e qiellës e e dheut.

10 Pse Mbretneshë kjo Vashë do t’vêhet
Mbi rudina të Parrizit,
- Gurra e dritvet fill kû xêhet -
Si edhe m’rrahe të morrizit;
E perpara kësajë Zoje
Gjû ‘n natyra do t’lakoje:
Para Nânës së Nazareut.

11 Nazareu, po Fjala e t’Lumit,
Si e caktuemja t’mbrrîje stina,
Ka me dalë prej gjiut t’Amshu’mit,
E, si n’bashkë bjen serotina,
Ka me u djergë n’zemer t’ksajë Bije,
Neper ravë, qi Ai veç mund t’dije,
Per me marrun mish e gjak.

12 E m’atë herë kjo fjolle kemit
Kjo pinjollë – lule Jerikut
- Nâmi i dheut, e i Ruzalemit -
Ka m’i a shtypun kryet anmikut:
Kryet anmikut ka m’i a shtypun,
Qi ‘i herë n’Eden m’Landë tue hypun,
Mbarë njerzimin shtini n’lak.

13 Rritu, prá, deh! rritu, o e Lume!
Si filzat kah Prendvera,
Si qeprizat permbi lume,
Si njai lili, qi i vjen era:
E si rrezja endu shtatit,
Perse t’lémt nen hije t’mkatit
Syt t’U kqyrin per shelbim.

14 Ti na rresh, po, njatë Hyll dritet,
Qi i kje folë fisit t’Jakobit
E prej s’Cillit jeta pritet;
Se m’atë herë t’gjith bijt e kobit,
Qi n’per Ty do t’i shndrisë Feja,
Kanë me t’xânë Ty valle t’reja,
Kanë me t’kndue per jetë n’amshim.

Marrë nga ‘Vallja e Parrizit’

…2 Po thonë Anës e Joakimit/Se ‘i hyll vajze u paska lé, /Si ajo drita prej agimit, /Si ajo voesa e nadjes s’ré: / …/6 Kuer m’ngujime t’t’naltë Empirit, /Ati i Dritës ketë Bí e páka, /Edhe Nânë m’i a zgjedhë të Birit/N’fllad t’Dashtnís së vet Ai dáka: /Kaq iu dukka synit t’ Tí, /Sá me e dashtë n’gjak e n’gjiní –/N’gjiní nierin me nji Zot!/...E perpara kësajë Zoje/Gjû ‘n natyra do t’lakoje: /Para Nânës së Nazareut. /11 Nazareu, po Fjala e t’Lumit, /Si e caktuemja t’mbrrîje stina, /Ka me dalë prej gjiut t’Amshu’mit, /E, si n’bashkë bjen serotina, /Ka me u djergë n’zemer t’ksajë Bije, /Neper ravë, qi Ai veç mund t’dije, /Per me marrun mish e gjak.

08 shtator 2024, 16:12
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031