Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
Peter Monthienvichienchai, Sekretari i Përgjithshëm i SIGNIS Peter Monthienvichienchai, Sekretari i Përgjithshëm i SIGNIS

Sekretari i Përgjithshëm i SIGNIS kërkon zgjidhje për gazetarinë e ardhshme dominuar nga IA

Dr. Peter Monthienvichienchai, Sekretari i Përgjithshëm i SIGNIS, mban fjalën kryesore në kuvendin për komunikimin në Filipine, duke theksuar nevojën për të vlerësuar nëse dhe si Inteligjenca Artificiale mund të nxisë takime të vërteta njerëzore

R.SH. – Vatikan

         Sekretari i Përgjithshëm i SIGNIS – Shoqata Botërore Katolike për Komunikimin - Peter Monthienvichienchai mbajti fjalën kryesore në Kuvendin Kombëtar Katolik të Komunikimeve Shoqërore 2024, në Batangas të Filipineve, ku morën pjesë komunikues të rrjeteve shoqërore, profesionistë të medias dhe krerë të Kishës Katolike për të diskutuar mbi përdorimin e inteligjencës artificiale (IA) në punën e tyre.

Dr. Monthienvichienchai nënvizoi nevojën për të vlerësuar nëse dhe si Inteligjenca Artificiale mund të përmirësojë takimet me njerëzit në misionin e komunikuesve shoqërore. Ai shtroi pyetjen: “Kur të vendosim nëse dhe si do ta përdorim Inteligjencën Artificiale në shërbimet tona, duhet të pyesim, a do të na afrojë kjo apo do të na largojë nga lexuesit dhe nga famullitë tona?” Theksoi se ndërsa IA ofron shpejtësi dhe efikasitet, për misionet, është i rëndësishëm jo vetëm procesi, por sidomos ata për të cilët shkruhet.

Koncepti i sinodalitetit, i cili përfshin ecjen së bashku dhe dëgjimin e vërtetë të njëri-tjetrit, ishte qendror në mesazhin e Dr. Monthienvichienchai. Ai u kërkoi komunikuesve socialë të sigurojnë që IA të nxisë bashkimin dhe solidaritetin e jo të krijojë distancë. Sekretari i SIGNIS kërkoi të gjenden zgjidhje për gazetarinë, që do të përdorë pa dyshim Inteligjencën Artificiale, sa herë dalin probleme me të. Vërtet që Inteligjenca Artificiale mund të analizojë të dhëna, të gjejë argumentet kryesore, për të cilat janë interesuar njerëzit, por historinë përfundimtare duhet ta shkruajnë gazetarët, me një qasje gjithëpërfshirëse, që u bën vend edhe jo katolikëve. Vetëm kështu, e gjithë bota mund ta vlerësojë misionin e Kishës për të qenë – siç thotë tema e Kuvendit – “Influencer Autentikë për një Kishë të Fuqizuar”. Tema është qartësisht lojë fjalësh, pasi Influencer Autentikë ka të njëjtat iniciale si Inteligjenca Artificiale.

09 gusht 2024, 14:37
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031