Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
MBRËMËSORET NË LATINISHT
Programe Podcast
Assumption of the Blessed Virgin Mary Assumption of the Blessed Virgin Mary

Nata e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell. Në Marinë kundrojmë lumninë që na pret

Kisha na fton të kundrojmë të vërtetën ngushëlluese të fesë, të Ngjiturit e Marisë në Qiell me korp e me shpirt. Pas vuajtjes, vjen lavdia: shndërrim drejt të cilit shkon çdo njeri dhe mbarë gjithësia. Maria nga e cila Zoti u mishërua, me shpirtin e shporuar nga shpata mbi Kalvar, qe e para që provoi misterin e këtij shndërrimi, drejt të cilit shkojmë të gjithë, edhe ne shpesh herë të shporuar nga shpatat e vuajtjeve të kësaj bote.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike, nesër më 15 gusht, kremton solemnitetin e Të Ngjiturit të së Lumes Mari Virgjër në Qiell. Ky solemnitet i të Ngjiturit të Zojës në Qiell, festë e lashtë mariane, është tejet i dashur dhe i kremtuar nga besimtarët e krishterë kudo në botë.

Me rastin e këtij kremtimi, Kisha na fton të kundrojmë të vërtetën ngushëlluese të fesë, të Ngjiturit e Marisë Virgjër në Qiell me korp e me shpirt. Pas vuajtjes, vjen lavdia: shndërrim drejt të cilit shkon çdo njeri dhe mbarë gjithësia. Ajo, Maria nga e cila Zoti u mishërua, me shpirtin e shporuar nga shpata mbi Kalvar, qe e para që provoi misterin e këtij shndërrimi, drejt të cilit shkojmë të gjithë, edhe ne shpesh herë të shporuar nga shpatat e vuajtjeve të kësaj bote. Eva e re ndoqi pas Adamin e ri në vuajtje, në mundime e edhe në gëzimin përfundimtar.

Jezu Krishti është fryti i parë, por korpi i Tij i Ngjallur nuk mund të ndahet nga ai i Nënës së Tij tokësore, Marisë, e në Të, gjithë njerëzimi përfshihet në ngjitjen drejt Hyjit. Nuk është përrallë, por realitet, mister që i zbulohet të vegjëlve, sepse Zoti i bën krenarët ta ulin kokën, ndërsa i ngre lart të përvuajturit. Sigurisht nuk janë arsyetimet që na bëjnë t’i kuptojmë këto realitete kaq të larta, por feja e thjeshtë, e çiltër, e heshtja e uratës, që na ndihmon të flasim me Zotin e të ndjejmë sesi vetë Zoti i flet zemrës sonë. Një gjë e vetme është e nevojshme.

E kjo festë na kujton dhe na fton të kërkojmë gjërat kryesore, pa e humbur kurrë shpresën në Zotin përballë vështirësive të jetës. Të zënë me punët e përditshme, rrezikohemi të mendojmë se është këtu, në këtë botë, në të cilën jemi thjesht kalimtarë, qëllimi i fundmë i jetës njerëzore. Ndërsa është Parajsa caku i vërtetë i shtegtimit tonë tokësor. Sa të ndryshme do të ishin ditët tona, në se do të jetoheshin në këtë perspektivë.

Dëshmia e krishterë, pra, lind pikërisht nga të jetuarit e fesë në mënyrë të thjeshtë, si Maria. Përballë shfaqjes së trishtuar të gjithë këtij gëzimi kalimtar, shpesh edhe të rremë, e njëkohësisht të gjithë kësaj dhimbjeje plot ankth, që vërshon mbi botën, duhet të mësojmë nga Virgjëra Mari për t’u bërë shenja shprese e ngushëllimi e për ta kumtuar, me jetën tonë, Ngjalljen e Krishtit.

Në Librin e Zulesës së Shën Gjonit Apostull (Zb 11, 19; 12, 1-6.10) Kisha personifikohet me Marinë, që sulmohet nga një dragua i madh i kuq, simbol i pushtetit të perandorëve romakë antikristianë, që nga Neroni te Domiciani: pushtet që dukej i pakufizuar, pushtet ushtarak, ekonomik, politik, propagandistik. Përballë këtij pushteti feja, Kisha, dukej si një grua e pambrojtur, pa kurrfarë mundësie për të shpëtuar e aq më pak, për të fituar: e kush mund t’i kundërvihej një pushteti të tillë të gjithpranishëm, që dukej se mund të bënte gjithçka? E megjithatë e dimë se fitoi gruaja e pambrojtur, nuk fitoi egoizmi, as urrejtja; fitoi dashuria e Hyjit e Perandoria romake ia hapi dyert fesë së krishterë. 

Duke u ngjitur në Qiell, Maria nuk u largua nga ne, e kemi edhe më pranë e drita e saj ndriçon jetën tonë dhe historinë e mbarë njerëzimit. Të gjithë,pra, kemi nevojë për ndihmën e saj e për ngushëllimin e saj, për të përballuar provat e sfidat e përditshme: kemi nevojë ta ndjejmë pranë si nënë e si motër në çdo çast të jetës sonë. E që të mund të kemi një ditë edhe ne përgjithmonë të njëjtin fat, t’i ngjasim tani, duke ecur në rrugën e Krishtit e të shërbimit bujar ndaj vëllezërve. Kjo është e vetmja mënyrë për ta parashijuar, në sa jemi akoma në shtegtimin tonë tokësor, gëzimin dhe paqen që e jeton plotësisht kush arrin në cakun e pamort të Parajsës. Prej këndej, Kisha kërkon ndërmjetësimin e Virgjërës për paqe në mbarë botën e për shërimin e njerëzimit nga pandemitë trupore e shpirtërore.

14 gusht 2024, 09:54
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031