Kërko

Cookie Policy
The portal Vatican News uses technical or similar cookies to make navigation easier and guarantee the use of the services. Furthermore, technical and analysis cookies from third parties may be used. If you want to know more click here. By closing this banner you consent to the use of cookies.
I AGREE
Presto
Programe Podcast
XVII Domenica del Tempo Ordinario (B) moltiplicazione-dei-pani XVII Domenica del Tempo Ordinario (B) moltiplicazione-dei-pani

Të meditojmë me Ungjillin e Dielës së XVII 'B': Jezusi ushqen 5 mijë vetë

...Ti o Jezus e njeh urinë e njerëzve, çdo lloj urie:/urinë e të varfërve, që s’kanë të hanë,/urinë e të sëmurëve, krejtësisht të braktisur,/por edhe atë të shumë njerëzve,/që kanë nevojë të patregueshme/për dhembshuri e dashuri,/për miqësi e shoqëri,/për ndihmë e solidaritet,/për falje e mirësi,/ për një dorë e një fytyrë vëllazërore...

R.SH. - Vatikan

 Mrekullinë e shumëfishimit të bukëve dhe të peshqve na e tregojnë të gjithë ungjilltarët. Kështu pjesa e Ungjillit të kësaj së Diele të 17të gjatë vitit kishtar nga Gjoni flet për mrekullinë e shumëzimit të bukëve e të peshqve. Ungjilli vë theksin posaçërisht mbi sjelljen e dishepujve para urisë së turmës, që kërkojnë një zgjidhje më realiste, e cila nuk u krijon shumë probleme. Domethënë, që turma e popullit të shkojë në fshatrat e afërme e ta sigurojë vetë ushqimin. Po sjellja e Jezusit është krejtësisht e kundërt; diktohet nga bashkimi i Tij me Atin e nga mëshira për njerëzit, ajo mëshirë, që ka edhe sot e kësaj dite për ne të gjithë.

Kështu,  Jezusit i duhet të ushqejë një turmë të madhe njerëzish në bregun verilindor të liqenit të Tiberiadit dhe ata e shohin se kishin të bënin me Mesinë e shumëpritur e duan ta shpallin mbret. Por Jezu Krishti nuk i lë, sepse misioni i tij nuk ishte politik, por shpirtëror. Të ndjekim pjesën e kapitullit 6 të Ungjillit sipas Gjonit (6,1-15), në këtë të diel XVII të vitit kishtar, ciklit të dytë 'B': 

1 Në atë kohë, Jezusi kaloi në anën tjetër të detit të Galilesë, që quhet edhe i Tiberiadit. 2 E ndiqte një shumicë e madhe, sepse shihnin mrekullitë që bënte në të sëmurë. 3 Jezusi u ngjit në një kodër, ku u ul të rrijë bashkë me nxënësit e vet. 4 Ishin afër Pashkët, e kremtja e judenjve. 5 Jezusi çoi sytë dhe pa një shumicë të madhe njerëzish që po vinte tek ai e i tha Filipit: “Ku do të blejmë bukë që të hanë këta njerëz?” 6 Foli kështu për ta sprovuar, sepse ai vetë e dinte se çka kishte në mend të bënte. 7 “As dyqind denarë bukë - iu përgjigj Filipi - nuk do të dilnin mjaft për t’i dhënë secilit nga një grimë”. 8 I tha njëri nga nxënësit, Andreu, i vëllai i Simon Pjetrit: 9 “Këtu është një djalosh, që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël. Por, çka janë këto për kaq njerëz?” 10 Jezusi u tha: “Thuajini njerëzve të ulen”. Në atë vend kishte shumë bar.

U ulën, pra, rreth pesë mijë burra. 11 Jezusi mori bukët, u falënderua dhe ua dha atyre që ishin ulur. Po ashtu edhe prej peshqve - aq sa deshën. 12 E kur u nginë, u tha nxënësve të vet: “Mblidhni tepricat që të mos tresë asgjë”. 13 I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa që u tepruan atyre që hëngrën prej pesë bukëve elbi. 14 Njerëzit, kur panë mrekullinë që bëri Jezusi, thanë: “Ky është përnjëmend Profeti që duhet të vijë në botë”. 15 Kur Jezusi hetoi se duan të vijnë e ta kapin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri në mal, krejtësisht vetëm.

Të lutemi së bashku:

Gjesti i asaj dite, o Jezus,

nuk është një ndër të shumtët,

por është shenjë vendimtare,

sepse na lejon të të kuptojmë

Ty e misionin tënd,

ç’ndien në zemër,

ç’na ofron e ç’i kërkon secilit prej nesh.

 

Ti e njeh urinë e njerëzve, çdo lloj urie:

urinë e të varfërve, që s’kanë të hanë,

urinë e të sëmurëve, krejtësisht të braktisur,

por edhe atë të shumë njerëzve,

që kanë nevojë të patregueshme

për dhembshuri e dashuri,

për miqësi e shoqëri,

për ndihmë e solidaritet,

për falje e mirësi,

për një dorë e një fytyrë vëllazërore.

 

Ti dëshiron ta zhdukësh këtë uri

që zgjon dhembshuri

dhe e di mirë se nuk është paraja

përgjigjja më e mirë.

E kështu, pranon një ofertë

krejt të pamjaftueshme,

siç janë ato pesë bukë e dy peshq.

Ia beson Atit Qiellor e fillon t’i shpërndash,

deri sa ngopet një turmë e tërë.

 

Në këtë mënyrë, na mëson

se kur jemi gati ta ndajmë

atë pak, që kemi, me të tjerët

arrijmë vërtet të bëjmë mrekulli.

27 korrik 2024, 10:27
Prev
April 2025
SuMoTuWeThFrSa
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
Next
May 2025
SuMoTuWeThFrSa
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031