Kërko

I Santi, vetrate I Santi, vetrate

Shenjtorët e javës 5 12 maj

E diel 12 maj, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e të “Të Ngjiturit të Krishtit në Qiell”, apo “Të Shëlbuemit”. Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë.

R.SH. / Vatikan

E diel 12 maj, Kisha katolike romake kremton solemnitetin e të “Të Ngjiturit të Krishtit në Qiell”, apo “Të Shëlbuemit”. Liturgjia e festës të të Shëlbuemit na shkëput nga jeta e përditshme, për të na sjell në kundrimin e misterit të Krishtit të vdekur e të Ngjallur. Ky mister i fesë së krishterë e ka plotësimin e vet në të Ngjiturit “në qiell” të Jezu Krishtit, cili “ngjitet” duke bekuar dishepujt e premtuar dhuratën e Shpirtit Shenjtë.

Gjithnjë më 12 maj, kalendari përkujton Shenjtorët Nereun e Akileun, martirë; Shën Pankracin, martir e Shën Leopoldin Mandiç.

Të hënën më 13 maj, Kisha katolike kremton festën e Zojës së Bekuar të Fatimes së Portugalisë, e gjithnjë më 13 maj kujton edhe përkushtimin e Kishës së Marisë “tek Martirët” në Patheon të Romës.

Të martën më 14 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Matinë që, i dashur nga Ati Qiellor, u bashkua me 12 Apostujt e Jezusit. Shembulli i tij na kujton se nuk jemi ne që e zgjedhim Zotin, por është Ai që na fton të bëhemi misionarë të Fjalës së Tij.

Të mërkurën me 15 maj, kalendari kishtar përkujton Shën Sofinë, Shën Torkuatin, ipeshkëv të Guadiksit dhe Shën Isidorin, bujk.

Të enjten më 16 maj, kalendari kishtar përkujton ë Shën Aleksandrin, ipeshkëv dhe Shën Ubaldin, ipeshkëv i Gubios.

Të premten më 17 maj, kalendari kishtar përkujton shën Vitorin martir dhe shën Pashk Bajlonin, laik françeskan, pajtor i shoqatave eukaristike.

Të shtunën më 18 maj, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin I, papë e martir.

Të dielën e ardhshme më 19 maj, Kisha katolike romake do të kremtojë festën e Rrëshajëve, ardhjes Shpirtit Shenjt mbi Apostuj. Këtë të diele, pra, bie festa e ditëlindjes së Kishës, sepse kremtimi i Rrëshajëve, festimi i Zbritjes së Shpirtit Shenjt Zot mbi Apostujt e mbledhur në Cenakull, së bashku me Marinë, shënon plotësimin e premtimeve të Krishtit, do të thotë dërgimin e Shpirtit Shenjt, për t’i ngushëlluar e ndihmuar dishepujt e vet në misionin, veprimtarinë, lodhjen e frikën e tyre. Jezusi u tha: “Do të ju dërgojë Shpirtin Shenjt. Ai do të ju japë forcë, guxim e entuziazëm”! Në zemër të Krishtit është burimi i asaj dashurie që Shpirti Shenjt e derdhi në zemrat tona duke na bërë të aftë ta duam Atin Qiellor, sikur e deshi Krishti, e duke na nxitur ti duam edhe vëllezërit e çdo njeri, siç na ka dashur Ai ne. Me ndihmën e Shpirtit Shenjt Zot, ecim plot shpresë në kërkimin e së vërtetës së plotë, që gjendet në Jezusin e në Atin Qiellor, lumturia e të cilit shkëlqen në mbarë universin.

Gjithnjë më 19 maj, kalendari përkujton shën Çelestinin V, papë, shën Urbanin I papë, shenjtorët Parteni e Kallugjeri, martirë, e shën Krispinin nga Viterbo, rregulltar kapuçin.

12 maj 2024, 13:03