Kërko

Presidente della Conferenza Episcopale d'Albania Mons Gjergj Meta con i capi religiosi d'Albania Presidente della Conferenza Episcopale d'Albania Mons Gjergj Meta con i capi religiosi d'Albania

Imzot Gjergj Meta uron besimtarët myslimanë: gëzuar festën e Fitër-Bajramit

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, në emrin personal dhe në emër të Kishës Katolike në Shqipëria ua uron vëllezërve dhe motrave myslimanë: GËZUAR festën e ‘ID AL-FITR Bajramit. Të vazhdojmë në emër të Zotit e të vullnetit të mirë të ushqejmë ndjenja respekti e vëllazërie me njëri-tjetrin dhe ndërmjet besimtarëve tanë, duke mbajtur të palëkundur vlerën e harmonisë ndërfetare në vend.

R.SH. / Vatikan

Me rastin e festës së ‘Id al-Fitr (Fitër Bajramin), Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, në emrin personal dhe në emër të Kishës Katolike në Shqipëri ua uron Vëllezërve dhe Motrave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë : GËZUAR festën e Fitër Bajramit.

Ju uroj të kaloni një festë të gëzuar me adhurim ndaj Zotit e në harmoni me njëri-tjetrin. “Vlerat religjioze, të jetuara me shpirtin e duhur, janë një ndihmë e madhe në rritjen e njeriut dhe një mënyrë për të qenë solidarë me njëri tjetrin e për të krijuar një shoqëri më të mirë e të jetueshme. Të vazhdojmë në emër të Zotit e të vullnetit të mirë të ushqejmë ndjenja respekti e vëllazërie me njëri-tjetrin dhe ndërmjet besimtarëve tanë, duke mbajtur të palëkundur vlerën e harmonisë ndërfetare në vend”. Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit Vatican News të dëgjojmë urimet e imzot Gjergj Meta:

Imzot Gjergj Meta
10 prill 2024, 11:10