Kërko

 Zjarrfikësit mes rrënojave pas sulmit në Bashkinë Crocus në Moskë Zjarrfikësit mes rrënojave pas sulmit në Bashkinë Crocus në Moskë 

Moskë, imzot Pezzi: sulmi, i tmerrshëm, por "ju lutem, mos u dëshpëroni"

Në një mesazh, kryeipeshkvi i katedrales moskovite, kushuar Nënës së Zotit në kryeqytetin rus, flet për "sulmin brutal terrorist" që shkaktoi vdekjen dhe plagosjen e mbi 200 njerëzve. Prelati bën thirrje për të qenë dëshmitarë të shpresës "në këto kohë tejet të errëta, që nuk u duket fundi".

R. SH. - Vatikan

“Sot zemrat tona janë të mbushura me tmerr dhe dhimbje, por nuk do të lejojmë të na bëjnë të harrojmë se jeta jonë dhe e të gjithë njerëzve është në duart e Zotit”. Është thirrje që u drejtohet zemrave, deri në pikën ku feja mund të jetë pengesë për lotët dhe urrejtjen përballë një masakre të pakuptimtë, kësaj që na e kujton imzot Paolo Pezzi, kryeipeshkëv i Katedrales kushtuar Nënës së Zotit, në Moskë. Një mesazh i valë, ndërkohë që numërimi i të vdekurve duket se nuk do të përfundojë kurrë, pas sulmit në Crocus City Hall të Moskës, krim i pranuar nga ISIS, ndërsa  mjetet televizive dhe sociale riprodhojnë skena të tmerrshme të një mbrëmjeje të kohës së lirë, shndërruar në masakër.

Shpresa në këto kohë të errëta

Imzot Pezzi e quan "sulm brutal terrorist", për t’iu drejtuar  më pas, në mënyrë ideale e duke i parë sy më sy atyre, që do t’i lexojnë fjalët e tij të drejtpërdrejta: "Mos u dëshpëro! Ji prania e dashur e Krishtit, aty ku gjindesh. E aty, bëhu dëshmitar i shpresës, në këto kohë të errëta".

"Përgjigje e dashur"

Mesazhi shpreh solidaritetin me të afërmit e viktimave të "tragjedisë së tmerrshme", inkurajon shpëtimtarët dhe kujton fillimin e Javës së Madhe "gjatë të cilës - mbaje mend - do të hysh në Kishën Katolike". “E do të kujtosh - shkruan akoma prelati - se vdekja nuk është fjala e fundit, se Krishti e mund vdekjen, se Ai ndan me ne gjithë thellësinë e vuajtjes sonë! “Njeri i dhembjeve dhe njohës i vuajtjeve”, nuk na çliron nga tmerret, por i kalon me ne”. "Përgjigja e Zotit ndaj vuajtjes njerëzore - siguron ai - është  prani dashurie".

24 mars 2024, 13:20