Kërko

 Mons Gjergj Meta in udienza dal Papa Francesco - 19 ottobre 2023 foto dall'archivio Mons Gjergj Meta in udienza dal Papa Francesco - 19 ottobre 2023 foto dall'archivio

Imzot Meta: Urimet më të mira Shenjtëria juaj, për 11-vjetorin e papnisë

Në 11-vjetorin e papnisë, Atit të Shenjtë Françesku i kanë ardhur urime nga e gjithë bota, edhe nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, në emër të së cilës, flet kreu i saj, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i dioqezës së Rrëshenit

R.SH. – Vatikan

Imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit e Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Kishës Katolike të Shqipërisë e uron Françeskun për 11-vjetorin e papnisë së tij dhe nënvizon lidhjet miqësore e shpirtërore me Pjetrin, shkëmbin e Kishës. Ipeshkvijtë e gjithë Shqipërisë i shprehin Françeskut dashurinë dhe afërsinë e tyre.

Edhe sivjet, pavarësisht nga popullariteti, Papës nuk i munguan as kritikat e, ç’është e vërteta, edhe nga mjediset katolike, e Imzot Gjergj Meta vë në dukje impenjimin e palodhur në favor të udhës sinodale të Kishës, të më të fundmëve të shoqërisë dhe të paqes. Të dëgjojmë urimet e imzot Gjergj Metës, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit / Vatican News:

Urimet e imzot Gjergj Metës Papës Françesku
13 mars 2024, 10:56