Kërko

Il rammarico della Conferenza episcola francese per il diritto dell'aborto nel testo costituzionale   (©Natalya Lys - stock.adobe.com) Il rammarico della Conferenza episcola francese per il diritto dell'aborto nel testo costituzionale (©Natalya Lys - stock.adobe.com)

Franca, ipeshkvijtë: trishtim dhe keqardhje për të drejtën e abortit në Kushtetutë

Konferenca Ipeshkvnore kritikon miratimin në Senat të tekstit për rishikimin kushtetues, që përfshin garancinë e lirisë së praktikimit të abortit në Kartën themelore. "Aborti, që mbetet atentat kundër jetës në zanafillën e saj, nuk mund të shihet vetëm nga perspektiva e të drejtave të grave".

R.SH. / Vatikan

Osservatore Romano

"Aborti, i cili mbetet sulm kundër jetës në fillimet e saj, nuk mund të shihet vetëm nga këndvështrimi i të drejtave të grave". Kjo, deklarata e Ipeshvijve francezë në një komunikatë, me të cilën shpjeguan se e morën vesh "me trishtim" miratimin e tekstit të rishikimit kushtetues, dje, në Senat, i cili radhit në kartën themelore garancinë e lirisë  për praktikimin e abortit. Duke iu drejtuar atyre, "veçanërisht grave në vështirësi", të cilat po shqyrtojnë mundësinë dramatike të përdorimit të abortit, Konferenca Ipeshkvnore Franceze (Cef) "shpreh keqardhjen që debati i nisur nuk ka përmendur masat e mbështetjes për ata që dëshirojnë ta mbajnë fëmijën e tyre".

“Meqenëse dalin në dritë forma të shumta të dhunës kundër grave dhe fëmijëve - vazhdojnë ipeshkvijtë - Kushtetuta e vendit tonë do të kishte bërë mirë të vinte në qendër mbrojtjen e grave dhe të fëmijëve”. Cef (Konferenca Episkopale Franceze) "do t’i kushtojë vëmendje të veçantë  respektimit të lirisë së zgjedhjes nga ana e prindërve që vendosin, edhe në situata të vështira, ta mbajnë fëmijën e tyre, si dhe lirisë së ndërgjegjes të mjekëve dhe të gjithë personelit shëndetësor, duke e vlerësuar si gjithnjë, guximin dhe përkushtimin e tyre".

Propozimi - i cili e përfshinë "lirinë garantuar grave për të ndërprerë shtatzëninë" në nenin 34 të Kushtetutës - u miratua nga Senati në leximin e parë dhe pa modifikime: 267 vota pro, 50 kundër. Amendament, i cili propozonte korrigjimin e shprehjes "liri e garantuar", që përmban dispozita, u refuzua, duke hequr mbiemrin që disa e konsideronin si problematik edhe për shkak të pasojave të mundshme të së drejtës së kundërshtimit për arsye të ndërgjegjes, nga personeli i spitalit. Ndërmjet kundërshtarëve të tekstit janë edhe disa përfaqësues të republikanëve, sipas të cilëve Kushtetuta nuk është “katalog i të drejtave sociale”. Për t'u miratuar përfundimisht, propozimi duhet të votohet nga tri të pestat e deputetëve të Asamblesë dhe të Senatit, që do të mblidhen në një seancë plenare në Kongres të hënën, më 4 mars.

04 mars 2024, 12:29