Kërko

Traffico esseri umani Traffico esseri umani

Save The Children: trafikimi i qenieve njerëzore, burimi i të ardhurave të organizatave kriminale

Shtatë organizata nisin projektin E.V.A për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në kufijtë e Francës, Italisë dhe Spanjës.

R.SH. / Vatikan

Trafikimi i qenieve njerëzore në Itali përfaqëson burimin e tretë të të ardhurave për organizatat kriminale, pas trafikut të armëve dhe të drogës. Shumica e viktimave në BE janë gra dhe vajza të trafikuara për qëllime shfrytëzimi seksual dhe pothuajse një ndër katër viktima, fëmijë. Shtatë organizata nisin projektin E.V.A për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore në kufijtë e Francës, Italisë dhe Spanjës.

Situata në Itali

Trafikimi i qenieve njerëzore në Itali përbën burimin e tretë të të ardhurave për organizatat kriminale, pas trafikut të armëve dhe drogës, sipas Ministrisë së Brendshme. Në gjysmën e parë të vitit 2023, kishte 1,477 persona të ndihmuar nga sistemi antitrafik - i drejtuar nga Departamenti për Mundësitë e Parë, nga të cilët 64,2% ishin gra dhe 2,4% të mitur, kryesisht të ardhur nga Nigeria (51,5%), nga Pakistani (6.4%), Maroku (5.5%), Brazili (4.5%), Bregu i Fildishtë (3.9%) [3] .

Një partneritet i shtatë organizatave të udhëhequra nga Save the Children Italia ka nisur projektin "E.V.A. Identifikimi i hershëm dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit në zonat kufitare" në Spanjë, Francë dhe Itali”. Objektivi është të garantohet dalja nga shfrytëzimi i djemve dhe vajzave nga vendet e treta nën moshën 18 vjeç dhe e grave të reja deri në 30 vjeç, me ose pa fëmijë, viktima të mundshme të trafikimit dhe shfrytëzimit ose në rrezik për t'u kthyer në rrjet të shfrytëzuesve. Trafikimi i qenieve njerëzore ka karakteristika të ngjashme në të gjithë botën: të rekrutuar në vendet e tyre të origjinës me premtimin e kushteve më të mira të jetesës në BE, migrantët shpesh bëhen viktima të formave të ndryshme të shfrytëzimit si në tranzit ashtu edhe në vendet e destinacionit.

Projekti numëron  6 organizata të shoqërisë civile, të përfshira në luftën kundër trafikimit dhe shfrytëzimit në Itali, Spanjë dhe Francë dhe numrin pa pagesë të Italisë kundër trafikimit.  

Projekti synon të sigurojë mbrojtje dhe shtigje riintegrimi social për viktimat, të parashikuara nga qeveritë, përmes hapave të ndryshme duke përfshirë një shtëpi strehimi, vend ku gratë viktima të trafikimit (dhe fëmijët e tyre) mund t'i shpëtojnë detyrimit dhe kontrollit të rrjeteve të trafikimit.

"Me kalimin e viteve kemi parë se trafikimi është fenomen i fshehur dhe se viktimat e identifikuara shpesh janë vetëm maja e ajsbergut. Ndërmjet tyre janë në rrezik shumë fëmijë, që i shpëtojnë rrjetit të mbrojtjes së qeverisë, sepse në mëshirën e trafikantëve pa skrupuj. E kur nisi Covidi, rrjeti i trafikut kriminal u riorganizua menjëherë për të shfrytëzuar shërbimet dixhitale”.

Ndërmjet viteve 2023 dhe 2024, do të zhvillohen strategji kombëtare dhe transnacionale efektive dhe të qëndrueshme për identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të grave jo vetëm në pikat kufitare Itali-Francë dhe Spanjë-Francë.

Situata në Spanjë

Edhe pse me më pak vëmendje se kufiri Itali-Francë, kufiri Spanjë-Francë ka qenë gjithashtu në qendër të thellimit të kontrabandës dhe trafikimit të emigrantëve, veçanërisht të nigerianëve, fildishianëve dhe guineasve që hyjnë në Evropë përmes kufirit jugor të Spanjës. Save the Children Spanja ka mbledhur prova konkrete të të mbijetuarve të mundshëm të trafikimit të fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të tyre në tranzit nëpër Spanjë.

Shumica e profileve të identifikuara si të pambrojtura ose që tregojnë shenja shfrytëzimi dhe abuzimi në qendrat e pritjes së parë dhe në pikat kyçe të kufirit të Evropës Jugore në Spanjë (Andaluzia dhe Ishujt Kanarie për mbërritjet nga deti, Melilla për mbërritjet nga toka) ndodhen zakonisht në rrezik gjatë lëvizjeve dytësore për të arritur në vende të tjera, sidomos në Francë. Zhvillimi i masave të sigurta të identifikimit dhe mbrojtjes në veri mund të ndihmojë në plotësimin e aktiviteteve aktuale, duke siguruar ndërhyrje më gjithëpërfshirëse dhe identifikim më efektiv të situatave të trafikimit.

Situata në Francë

Ndërmjet Italisë dhe Spanjës, Franca është destinacion dhe vend tranzit për shumë emigrantë të trafikuar nga Italia dhe Spanja. Siç theksohet në raportin e fundit për Francën (2022), shumica dërrmuese e të mbijetuarve "nuk i regjistron aktet e trafikimit tek autoritetet kompetente, kryesisht sepse ka frikë nga hakmarrja e trafikantëve ose dëbimi nga Franca". Përpjekjet për të luftuar trafikimin në Francë janë ende të pamjaftueshme. Ndjehet nevoja urgjente për të përmirësuar identifikimin, mbrojtjen dhe mbështetjen e të mbijetuarve të trafikimit. Përsa i përket identifikimit dhe mbrojtjes, mangësitë më të rëndësishme janë mungesa e ekspertizës specifike për trafikimin nga ana e personelit që punon në qendrat e pritjes dhe mungesa e strehimit të sigurt për personat e trafikuar.

29 dhjetor 2023, 13:01