Kërko

Patriarca caldeo dell'Iraq CARDINAL Louis Sako Patriarca caldeo dell'Iraq CARDINAL Louis Sako

Irak: Patriarkana Kaldease anulon aktivitetet dhe pritjet e Krishtlindjes

Patriarkana Kaldease anulon veprimtaritë e Krishtlindjes, në shenjë proteste kundër tërheqjes së dekretit presidencial dhe në solidaritet me viktimat e Qaraqoshit e të Gazës

R.SH. / Vatikan

Në Irak Patriarkana Kaldease ka vendosur t’i anulojë të gjitha veprimtaritë e Krishtlindjes së sivjetme, duke përfshirë zbukurimet, koncertet dhe festat, në shenjë proteste kundër tërheqjes së dekretit presidencial (n. 147) në dëm të Patriarkut Kaldeas, Kardinalit Louis Raphael Sako dhe në shenjë respekti për 133 viktimat e tragjedisë së 26 shtatorit të kaluar në Qaraqosh, si dhe për ato të luftës shkatërrimtare, që po vijon në Tokën Shenjte.

Në një deklaratë të lëshuar dje, Patriarkana Kaldease shpjegon se festimet e Krishtlindjes së këtij vitit do të kufizohen në lutjet për paqe dhe stabilitet në Irak, në Tokën e Shenjtë dhe në rajon. Janë anuluar gjithashtu edhe vizitat e urimeve, që zyrtarët qeveritarë i bëjnë Patriarkanës për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

18 dhjetor 2023, 13:33