Kërko

Motër Valentina Ndreca Motër Valentina Ndreca

Motër Valentina Ndreca: Instituti “Át Pjetër Meshkalla” dhe procesi sinodal

Në Sinodin mbi sinodalitetin, tema e edukimit zë një vend të rëndësishëm, sidomos arsimimi në institucionet katolike, hapësira të çmuara për takimin me Ungjillin, me kulturën e popullit e me punën kërkimore. Nevojitet një model formimi që ta bëjë fenë të hyjë në dialog me pyetjet e botës bashkëkohore e me ndryshimet e saj, siç nënvizon drejtoresha e Institutit “At Pjetër Meshkalla” të Shkodrës, motër Valentina Ndreca

R.SH. - Vatikan

Sidomos në Sinodin kushtuar të rinjve, Kisha i kushtoi rëndësi të veçantë formimit profesional të tyre, nga shkolla e deri tek universiteti, ku të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të ditës. Në shumë vende, si Shqipëria për shembull, edukimi bazë cilësor është një nga kërkesat, që i drejtohen edhe Kishës për të pasur mësues të kualifikuar e ambiente të përshtatshme për një impenjim kulturor me dinjitet.

Edhe në Sinodin mbi sinodalitetin, tema e edukimit zë një vend të rëndësishëm, sidomos arsimimi në institucionet katolike, hapësira të çmuara për takimin me Ungjillin, me kulturtën e popullit e me punën kërkimore. Nevojitet një model formimi që ta bëjë fenë të hyjë në dialog me pyetjet e botës bashkëkohore e me ndryshimet e saj, siç nënvizon në mikrofonin e Klaudia Bumçit, drejtoresha e Institutit “Át Pjetër Meshkalla” të Shkodrës, motër Valentina Ndreca, e cila paraqitet për dëgjuesit e Radio Vatikanit, duke folur jo vetëm për shkollën e mesme, por edhe për procesin sinodal, ku janë përfshirë studentë e profesorë. Ta dëgjojmë…

Dëgjo motër Valentina Ndrecën...
10 tetor 2023, 09:23