Kërko

PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT PALESTINIAN-ISRAEL-CONFLICT

Kryeipeshkvi anglikan i Jeruzalemit Naum: "masakër e tmerrshme dhe shkatërruese" në spitalin Al-Ahli

Në Jerusalem e në vise tjera të Tokës së Shenjtë, të krishterët vajtojnë vdekjen e 471 personave që humbën jetën në masakrën që ndodhi në spitalin e goditur në Gaza. Por dyshimet për shifrat dhe fajin mbeten. Izraeli sjell video, foto dhe përgjime për të vërtetuar se nuk e goditi spitalin al-Ahli. Izraeli akuzon Xhihadin dhe flet për një numër “të fryrë” të vdekurish. OKB/ja flet për përgjegjësi të errëta. Ndërkohë gjendja në terren vazhdon të jetë tejet kritike dhe e rëndë.

R.SH. / Vatikan

Në Jerusalem e në vise tjera të Tokës së Shenjtë, të krishterët vajtojnë vdekjen e 471 personave që humbën jetën në masakrën që ndodhi në spitalin e goditur në Gaza. Por dyshimet për shifrat dhe fajin mbeten. Izraeli sjell video, foto dhe përgjime për të vërtetuar se nuk e goditi spitalin al-Ahli. Izraeli akuzon Xhihadin dhe flet për një numër “të fryrë” të vdekurish. Hmas fajëson Izraelin. OKB/ja flet për përgjegjësi të errëta. Ndërkohë gjendja në terren vazhdon të jetë tejet kritike dhe e rëndë për popullsinë.

Sipas shumë vëzhguesve dhe ekspertëve, ka vetëm një zgjidhje për këtë krizë, duke zbatuar rezolutat e OKB-së. Terrorizmi, në fund, nuk mund të sjellë asgjë tjetër përveç kundërpërgjigje adekuate. Terrorizmi nuk çon askund. Konflikti zgjidhet duke u kthyer në rezolutat dhe negociatat e OKB-së. Një road map për paqen është i realizueshëm dhe i mundshëm.

“Kishat tona janë të bashkuara për të dënuar këtë masakër të tmerrshme dhe shkatërrimtare dhe ne e konsiderojmë atë një krim kundër njerëzimit. Kërkojmë nga të gjitha palët t'i japin fund kësaj lufte”, tha sot kryeipeshkvi anglikan i Jeruzalemit, Husam Elias Naoum, në një konferencë për shtyp të thirrur për të komentuar sulmin ndaj spitalit anglikan Al-Ahli në qytetin e Gazës. "Si Kisha, ne kemi lëshuar deri më tani dy deklarata duke kërkuar t'i jepet fund dhunës në Tokën e Shenjtë dhe, njerëzve vullnet të mirë u kemi kërkuar të ndërhyjnë për të ndaluar atë që po ndodh në këtë tokë", shtoi kryeipeshkvi anglikan Naoum duke ripohuar synimin për të "mbajtur të hapura Kishat tona dhe institucionet kishtare, jo vetëm Kishat anglikane, por të gjitha Kishat.

(Marinella Bandini, terrasanta.net)

19 tetor 2023, 12:11