Kërko

Imzot Rrok Gjonlleshaj: Kisha e Tivarit dhe misioni saj në realitetin bashkëkohor

Kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj flet për fillimin e këtij viti të ri baritor e liturgjik dhe për impenjimin e kësaj Kishe vendore në misionin e Ungjillëzimit. Pastaj flet për Sinodin e Ipeshkvijve mbi sinodalitetin e Kishës që po mbahet në Vatikan dhe atë çfarë pret Kisha vendore e Tivarit nga ky takim kishtar kaq i rëndësishëm.

R.SH. / Vatikan

Kemi në studio kryeipeshkvin e Tivarit, imzot Rrok Gjonlleshaj, me të cilën duam të flasim për fillimin e këtij viti të ri baritor e liturgjik dhe për impenjimin e kësaj Kishe vendore në misionin e Ungjillëzimit. Do të flasim për përgjigjen dhe pjesëmarrjen e besimtarëve të kësaj Kishe në jetën liturgjike, sakramentale e në veprimtarinë e ndryshme, duke nënvizuar rëndësinë që ka pjesëmarrja fizike e besimtarëve në kremtimin e Meshës, të Sakramenteve e në kremtime të ndryshme liturgjike.

Pastaj me Imzot Rrok Gjonlleshaj do të ndalemi te Sinodi i Ipeshkvijve mbi sinodalitetin e Kishës me temën “Për një Kishë sinodale: bashkim, pjesëmarrje, mision”, që ka po mbahet në Vatikan që nga fillimi tetorit. Asambleja e XVI e Përgjithshme e Zakonshme e Sinodit të Ipeshkvijve është një ngjarje e shumëpritur nga Kishat e mbarë botës. Do të dëgjojmë se si e shikon dhe çfarë pret kryeipeshkvi i Tivarit nga Sinodi, i cili kaloi para këtij zhvillimi, kaloi fazat, që e kanë paraprirë e përgatitur, edhe në realitetin e Kishave dioqezane, në realitetin e Kishave vendore. Pra të ndjekim bisedën e dom David Xhuxha me kryeipeshkvin e Tivarit imzot Rrok Gjonlleshaj në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News, ta dëgjojmë:

Imzot Rrok Gjonlleshaj në mikrofonin e Radio Vatikanit Vatican News,

 

19 tetor 2023, 10:34