Kërko

Imzot Gjergj Meta në studio të Radio Vaticanit Vatican Media me don David Xhuxha Imzot Gjergj Meta në studio të Radio Vaticanit Vatican Media me don David Xhuxha

Imzot Gjergj Meta: Sinodi do të hapë rrugë të reja për Kishën

Ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, flet për meshën e bashkëkremtuar sot paradite me Papën Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit, por edhe për rëndësinë e Asamblesë XVI të Përgjithshme e të Zakonshme të Sinodit mbi sinodalitetin, që sapo filloi në Vatikan e do të vijojë deri më 29 tetor

R.SH. - Vatikan

Pas pjesëmarrjes në ushtrimet shpirtërore, që u mbajtën në Sacrofano, pranë Romës, edhe ipeshkvijtë e Shqipërisë, imzot Gjergj Meta dhe imzot Arjan Dodaj, filluan përvojën sinodale në Vatikan, në bashkim me ipeshkvijtë dhe kardinajtë e gjithë botës, mbledhur për Asamblenë XVI të Përgjithshme e të Zakonshme të Sinodit mbi sinodalitetin.

Në mikrofonin e kryeredaktorit të programit shqip të Radio Vatikanit / Vatican News, don David Gjugja, pikërisht ipeshkvi i Rrëshenit, imzot Gjergj Meta, Sekretar i Përgjithshëm i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, flet për Meshën e bashkëkremtuar sot paradite me Papën Françesku, në Sheshin e Shën Pjetrit, por edhe për rëndësinë e sinodit të sapofilluar, sot pasdite. Ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën:

Ta dëgjojmë imzot Gjergj Metën
04 tetor 2023, 13:52