Kërko

ISRAEL-PALESTINIAN-CONFLICT ISRAEL-PALESTINIAN-CONFLICT  (AFP or licensors)

Famullitari i Gazës: Papa na kërkoi t’i mbrojmë fëmijët

Pak minuta pas përfundimit të afatit të ultimatumit nisur nga ushtria izraelite për evakuimin e veriut të Rripit, Papa i telefonoi për herë të katërt Atë Gabriel Romanellit, i cili ndodhet ende në Betlehem, duke i shprehur shqetësimin, afërsinë dhe lutjen e tij. Qindra njerëz u pritën nga famullia, me besimtarët që zgjodhën të qëndronin nën bombardimet

R. SH. - Vatikan

Papa Françesku pohon se është "shumë i shqetësuar" për atë që po ndodh në Gaza dhe shpreson se duhet të ketë hapësirë ​​për një pauzë në bombardimet "që të mund të hapën korridoret humanitare e të arrihet te mijëra njerëz nevojtarë për to, në këto çaste tragjike". Lajmi arriti në Vatican News nga Atë Gabriel Romanelli, famullitar i Gazës, i cili sot pati një telefonatë nga Papa - e katërta që nga fillimi i krizës - për të siguruar lutjet e tij dhe afërsinë e të gjithë Kishës.

Afërsia e Papës

"Është shumë i afërt me njerëzit" dëshmon Atë Romanelli, i cili është në Betlehem dhe nuk ka mundur ende ta arrijë bashkësinë e vogël në Rrip, "na kërkoi t'i mbrojmë fëmijët. Ai e di se, përveç fëmijëve të famullisë, ne presim edhe fëmijë të krishterë e fëmijë myslimanë, si dhe të paaftë dhe të lënduar që kujdesen nga murgeshat e Nënë Terezës. Janë qindra njerëz nën përgjegjësinë tonë. Papa i di të gjitha këto dhe e ka shprehur akoma afërsinë e tij” - e thirri edhe famullinë - “duke e siguruar për bekimin e lutjen e tij dhe po bën çmos që të ketë një dritare të vogël shprese”.

Kisha pret me qindra refugjatë

Tani qindra njerëz po priten nga pesë strukturat e Kishës Katolike në Gaza - vetëm në famulli strehohen pesëqind prej tyre. Edhe dy strukturat e Kishës Ortodokse Greke janë të mbushura me njerëz. Ata kaluan një natë vërtet të tmerrshme sepse e dinin që ultimatumi do të mbaronte sot në mëngjes, edhe nëse zgjatej”, shpjegon At Romanelli. “E pyesin veten se ku mund të shkojnë në jug dhe çfarë do të ndodhë atje. Ndërkaq mbërrijnë raporte për persona që u goditën, teksa udhëtonin në jug. Disa kanë një makinë, disa nuk kanë asgjë. Janë të tmerruar. Vetëm në kishë ndihen më të mbrojtur, por situata është e dëshpëruar për të gjithë”.

Zgjedhja për të qëndruar

Të gjitha ndërtesat e Kishës ndodhen në zonën e Rripit, që Izraeli kërkoi të evakuohej pasdite për t'u strehuar nga bombardimet. Megjithatë, famullitarët vendosën të qëndronin. "Unë jam atje. Ata nuk duan të shkojnë. Ata mund të largohen, por nuk duan. Ne nuk kemi struktura kishtare në jug”, shpjegon famullitari, “është shumë e vështirë të kuptosh nga jashtë se si njerëzit janë të lidhur dhe të bashkuar me famullinë, e cila është qendra njerëzore dhe shpirtërore e veprimtarisë së tyre”.

 

14 tetor 2023, 17:03